osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Më mirë djepin bosh, se Erion Veliaj brenda… bashkisë Tiranë!

Më mirë djepin bosh, se Erion Veliaj brenda… bashkisë Tiranë!

As efektivët e policisë së qarkullimit rrugor, nuk mundën të zhbllokonin trafikun e rënduar në kryqytet këtë të enjte në Tiranë. Prej dy ditësh, qindra makina presin me orë të tëra për të qarkulluar në kryeqytet duke krijuar kaos të plotë dhe lëvizja e tyre është thuajse e pamundur.

Njësoj sikur dje, ditën e sotme reshjet e shiut paralizuan edhe më tepër trafikun në Tiranë. Rrugët kryesore të kryeqytetit janë përballur me varg kilometrik të makinave që mezi lëvizin, e kjo pamje është e zakonshme në rrugët e Tiranës, duke u kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve.

E vështirë dhe shumë shqetësuese janë lëvizja e ambulancave dhe zjarrfikëseve apo dhe mjeteve të policisë, pasi ato mbeten të “zhytura” në trafik dhe e kanë të pamundur lëvizjen pas autokolonave të pafund makinash.

Mjetet e transportit publik të kontraktuara nga bashkia rëndojnë edhe më shumë ajrin dhe trafikun, ndërsa flota e autobusave “Go Green” që bëjnë zhurmë si zetor edhe pse deklarohen “hibrid” apo elektrik, është një tallje e jashtzakonshme me inteligjencën qytetare. Veliaj i trajton qytetarët e Tiranës si të paditur, duke i prezantuar një flotë të vjetër autobuzësh si hibride, që nuk ndot ambientin me dioksid karboni dhe as nuk shkakton ndotje akustike, në fakt ndodh e kundërta.

Nëse Veliaj nuk e di, dikush duhet t’ia sqaroj se flota e vjetër e autobuzëve që na prezanton si sukses, me kalimin e viteve e humb funksionin e tyre dhe konsumon karburant njësoj si çdo mjet tjetër dhe ndaj motori i tyre punon si zetor e aspak si një mjet i standardeve europiane që kanë si qëllim uljen e ndotjes në ambjent.

Trafiku më i rënduar është kryesisht ditët me shi, por tashmë të qëndrosh në trafik për orë të tëra është kthyer në mënyrë jetese. kryesisht në fashot e orari të mëngjesit kur pjesa më e madhe e drejtuesve përcjellin fëmijët në shkolla apo shkojnë në punë, në mesditë kur nisja qarkullimi i mjeteve të punës që vijnë dhe nga rrethinat apo qytetet e tjera, në mesditë kur drejtuesit kthehen nga puna apo marrin fëmijët e tyre të mitur nga turni i parë, i dytë apo i tretë nga shkolla dhe sërish në orët e darkës, gjithë ditën e ditës… një Zot e di se pse?!

Në fakt ne e dimë pse, sepse Tirana drejtohet nga njerëz të papërgjegjshëm, kryebashkiak mediokër, e në asnjë vend nuk e kemi pa këtë lloj babëzie për betonin si kryebashkiaku Erion Veliaj. Madje edhe Durrësi që u mbulua me beton, e u trajtua nga socialisti Vangjush Dako si mall pa zot, nuk krahasohet me masakrën mjedisore që i ka shkaktuar Erion Veliaj kryeqytetit.

Kudo pallate dhe kulla dhjetra kate që ngrihen papushim, tulla, hekura, beton, rrugë të mbushura me dhe e zhavorr. Rrugë që qepen e shkepen me xhepat e shqiptarëve për oreks të firmave të ndërtimit dhe oligarkëve që mbajnë peng kryebashkiakun, të cilët e kanë kthyer Tiranën kryeqytetin më të ndotur në Europë! Asnjë firmë ndërtimi nuk paguan zhdëmtimin për shkatërrimin e rrugëve nga lëvizja e makinave të tonazhit të rëndë që transportojnë rërë dhe zhavor. Asnjëra prej tyre nuk paguan para për kanalizime apo elektrifikim, kjo u bëhet “dhuratë” nga bashkia, me paratë e qytetarëve të Tiranës.

Veliaj është një kryebashkiak pa vizion, i cili nuk ndërton rrugë të reja, nuk ndërton sisteme transporti publik për t’i dhënë zgjidhje qytetarëve që e mallkojnë nga mëngjesi në darkë, por është i investuar qysh prej ditës që ka shkelur në ambientet e bashkisë të mbjell beton. Veliaj është modeli tipik se si s’duhet të jetë një kryebashkiak.

Erion Veliaj mund të jetë kryebashkiaku më i urryer në historinë e shtetit shqiptar, madje më shumë se Lulzim Basha! A e dini pse? Sepse nëse Basha zgjodhi të flej gjumë e “nuk vendosi asnjë tullë”, të paktën duke fjetur e duke mos përfunduar asnjë punë publike, nuk i shkaktoi dëme të pariparueshme kryeqytetit. Prandaj duke i qëndruar logjikës së kryeministrit, “më mirë djepin bosh se shejtanin brenda”./Ekskluzive.al