osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Mega skandalin e Vangjel Tavos”! Flamur Golemi i përgjigjet ‘flakë për flakë’: Ke kohë që e ke humbur qetësinë

“Mega skandalin e Vangjel Tavos”! Flamur Golemi i përgjigjet ‘flakë për flakë’: Ke kohë që e ke humbur qetësinë

Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka dalë me një denoncim në rrjetet sociale. Sipas Tavos qeveria po mbush me ushqime magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër, që sipas tij, do t’i shpërndajë te banorët në shkëmbim të votës.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi që i është përgjigjur akuzave të kandidatit për deputet nga radhët e LSI-së Vangjel Tavo, i cili denoncoi sot se në këtë qytet po shpërndahen ndihma ushqimore, kundrejt blerjes së votave.

Golemi thotë se Tavo ka kohë që e ka humbur qetësinë, dhe në fakt ndihmat janë dhënë nga një kompani me qendër në Gjermani, për tiu dërguar familjeve në nevojë.

Postimi i plotë i Golemit:

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos. Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga kompania “Kelmendi” në Gjermani, me përfaqësues z.Morin Radoniqi, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës.

Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.

Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin”.