osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon Erion Veliaj

Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon  Erion Veliaj

Ka një tërbim mbi deklaratat kritike të ambasadave më të rëndësishme të Perëndimit në Tiranë pas sulmeve me molotov mbi godinën e Bashkisë ditën e premte.
Duke nisur nga SHBA, Bashkimi Evropian, e më pas ai anglez e Italian dënuan radhazi dhunën e papranueshme mbi një institucion publik.

Nuk është hera e parë që e bëjnë. E kanë bërë rregullisht sa herë molotovët janë hedhur mbi godinat e institucioneve apo në sallën e Kuvendit.

Tërbimi nuk vjen nga kjo.

Tërbimi vjen nga fakti se opozitarët tanë i kishin mbushur mendjen vetes, që kishin leje tani të digjnin godinën që drejton Erion Veliaj. Dhe nga ky autosugjestion I tyre kanë kaluar në një zhgënjim të rënd ndaj ndërkombëtarëve duke I bullizuar herë si “polici bashkiake” e Veliaj e herë si “ushtarë” të tij.

Me pak fjalë, siç e thotë populli, “u nisën të venin vetulla dhe nxorën sytë”. Në këtë rast I kishin mbushur mendjen vetes se do digjnin Veliaj dhe u I dhanë falas atij mbështetje ndërkombëtare.

Sikur mos ta dish sa idiot janë, të kap dhe ndonjëherë ndonjë teori konspiracioni se e bëjnë qëllimisht ta ndihmojnë Veliaj.
Por përtej çdo dyshimi janë thjesht një tufë idiotësh që nuk dinë të bëjnë asgjë se sa të hedhin molotov ose tymuese kudo që janë. Në një farë mënyre janë ushtarë të rangut të fundit, nga ata që stërviten vetëm për të luftuar me mjete piroteknike.

Por edhe pse zhurmën e bëjnë rreth deklaratës së ambasadorëve, për të cilën bëjnë kujdes të thonë pa ua kërkuar njeri se ishte mbështetje për Veliaj, në fakt tërbimin real e kanë nga shifrat. Ata edhe për herën e tretë, pavarësisht thirrjes së Berishës “e treta e vërteta” do ta nxjerrim jashtë, nuk I kaluan të 200 vetët, dhe natyrisht që e vetmja armë që u kishte mbetur gjë tjetër, veçse të bëheshin agresiv që të prodhonin lajm.

Dhe Veliaj del dy herë I fituar. E para që është bërë rrufepritësi I sulmeve të opozitës për pushtetin duke u forcuar politikisht dhe e dyta që opozita demonstron pafuqinë para zyrave të tij.

Ky është problem I përhershëm I tyre , që janë vetëm ata dhe jo populli në rrugë.

Dhe në vend të “nxirrnin Veliaj jashtë” siç ëndërronin, I çuan në zyrë dhe mbështetjen e ambasadorëve si bonus plus. Madje këmbëngulin që ajo është mbështetje për Veliaj edhe pse në fakt është ndëshkim kundër dhunës së tyre.

Por meqë kanë qejf ta quajnë ashtu le ta quajnë. Fundja vepër e tyre është. Dalin për të rrëzuar Veliaj-n dhe i sigurojnë mbështetje, siç thonë vet.