osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Merr kthesën e madhe skenari i zhdukjes së biznesmenit italian: Si shtirej si shkrimtar Davide Pecorelli dhe fshihej në këtë qytet shqiptar?! Ja si e kaloi verën mes plazhit dhe rakisë me miqtë e rinj

Merr kthesën e madhe skenari i zhdukjes së biznesmenit italian: Si shtirej si shkrimtar Davide Pecorelli dhe fshihej në këtë qytet shqiptar?! Ja si e kaloi verën mes plazhit dhe rakisë me miqtë e rinj

Rishfaqja e biznesmenit Davide Pecorelli 8 muaj pasi makina e tij u gjet e djegur në Pukë i ka befasuar të gjithë. Ai inskenoi vdekjen e tij, duke i zhgënjyer të gjithë.

Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnje. Këto janë pamjet e vëna në dispozicion të Top Channel nga gazetarët e gazetës “La nazione” në Itali.

Por në të vërtetë Davide Pecorelli, me pamje të ndryshuar, por sërish me të njëjtën buzëqeshje, jetonte në Vlorë. Me miq që e mirëprisnin, me raki, ushqime biseda të gjata për futbollin.

Në muajin Mars, ai u është prezantuar atyre me emrin Kristiano dhe gjatë gjithë verës ka qëndruar në Vlorë.

Pecorelli me flokë të gjatë dhe me mjekër qëndronte gjithë ditën në lokale, restorante dhe plazhet e Vlorës.

Kjo është foto nga një prej pasditeve me bisedat e gjata me shumë raki dhe rrëfime ndërsa bënte plane edhe të udhëtonte me ekipin e flamurtarit në Parga në Greqi për një ndeshje miqësore.

Davide Pecorelli kishte qëndruar aq gjatë në Shqipëri sa kishte mësuar shqip, në kohën kur kërkohej si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Ky është pallati ku Pecorelli jetonte nën emrin Kristiano.

Çdo dite shëtiste ne Lungomare, luante futboll ne fushat e sportit dhe bënte plazh.

Miqtë të tij shqiptarë ai ju tregonte se po shkruante një histori për Kontin e Montekristos të vendosur në ishullin e Sazanit. Dhe në fakt ishte kaq shumë i fiksuar me këtë histori sa në fund u kap pikërisht në ishullin e famshëm të Montekristos në Itali.

Ndërkohë mendohet se në këtë mashtrim Pecorelli ka pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar. Personat me të cilët ai është shoqëruar për 6 muaj e gjysmë në Vlorë tregojnë se komunikimin e fundit më të e kanë pasur më 12 shtator, kur Davide Pecoreli nën emrin Cristiano po bënte foto dokumentesh.

Ata dyshuan që në fillim se bëhej fjalë për dokumente false. Pas kësaj date, ata mësuan se kishin bashkëjetuar me italianin e zhdukur kur ripanë fotot dhe buzëqeshjen e mikut të tyre që aq shumë e kishte qejf rakinë, bisedat për futbollin dhe thesarin e Konte Montekristos.