Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i rikthehet përplasjes në distancë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Udhëheqësi gjerman u shpreh se “nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkonin në SHBA për të studiuar apo punuar”, duke shtuar se nuk e sheh kontinentin amerikan si vend mundësish mes klimës sociale “thellësisht polarizuese”.
“Unë jam një admirues i madh i Amerikës, por për momentin admirimi im nuk po rritet”, tha ai gjatë një diskutimi, duke përmendur “klimën sociale” që ndryshon me shpejtësi.

