osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Meta harron që është president, urdhër qeverisë: Boll me propagandë, strehoni familjet e dëmtuara nga tërmeti

Meta harron që është president, urdhër qeverisë: Boll me propagandë, strehoni familjet e dëmtuara nga tërmeti

Në 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të flasë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Në prononcimin për mediat, presidenti Meta u shpreh ditën e djeshme se është i papranueshëm fakti që ende nuk është garantuar strehimi për shumë familje, që humbën banesat e tyre nga tërmeti i nëntorit.

Madje, me tone të ashpra kreu i shtetit shtoi se duket më shumë punë nga ana e qeverisë dhe më pak propagandë.

“Meqenëse sot është edhe përvjetori i tërmetit mjaft të fortë dhe të rëndë dhe tragjik që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat dhe pronat e aq shumë qytetarëve të Krujës, Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Tiranës e kështu me radhë.

Dua të shpreh solidaritetin me të gjithë që edhe pas një viti vuajnë ende moszgjidhjen e çështjes jo vetëm të banimit, por edhe të ndihmës së vazhdueshme. Një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira dhe dimri tashmë ka hyrë.

Për shkak të këtyre kushteve mund të jenë edhe më të rrezikuar për rënien e imunitetit dhe prekjen e tyre nga COVID-19. Është e rëndësishme të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre.

Sa më pak propagandë, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe njëkohësisht ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dobët të ndërtesa të cilat u shkatërruan një vit më parë”, deklaroi ai.

Më tej presidenti Ilir Meta theksoi se dhurimi i gjakut, në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19, është akoma më i domosdoshëm dhe jetësor.

“Vala e dytë e COVID-19 e ka bërë më të vështirë dhurimin e gjakut, ndërkohë që nevojat për fëmijët talasemikë dhe të sëmurët kronikë janë të vazhdueshme dhe në tërësi po shtohen.

Në këto kohë krize, kur distancimi fizik dhe social është kthyer në mënyrë të re jetese, duhet të kujtohemi për rëndësinë e solidaritetit dhe të zemërgjerësisë, sepse një gjest kaq i vogël, sa është dhurimi i gjakut, bën diferencë të madhe për jetën e shumë njerëzve.

Për më tepër kur nuk ka asnjë të dhënë shkencore, që COVID-19 apo viruse të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, transmetohen nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Ndaj duke i falënderuar të rinjtë për këtë solidaritet të mrekullueshëm, që treguan sot, shpreh mbështetjen më të plotë, edhe në emër të ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’ për ekipin që përgjigjet për dhurimin e gjakut, për mjekët, infermierët e personelin mbështetës.

Së bashku do të bëjmë çdo gjë që të mos ketë mungesa të gjakut për fëmijët talasemikë, për të gjithë qytetarët tanë, të cilët kalojnë momente të vështira”, nënvizoi Meta.