osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Meta në fushatë, 20 ditë para zgjedhjeve dekoron “Pleqtë e Krujës”, këndon me ta dhe hedh valle me rininë: Ja cilin duhet të votoni!

Meta në fushatë, 20 ditë para zgjedhjeve dekoron “Pleqtë e Krujës”, këndon me ta dhe hedh valle me rininë: Ja cilin duhet të votoni!

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot gjatë një ceremonie solemne personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe traditave të Krujës.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh”, presidenti Meta dekoroi grupin “Pleqtë e Krujës”, me motivacionin: “Për kontributin e shquar në ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave etnokulturore krutane.

Në shumë dekada ka shprehur me talent dhe përkushtim trashëgiminë e pasur folklorike të shumë brezave duke shpalosur me nivel të lartë artistik këngët tradicionale, veshjet koreografike, si dhe meloditë e pasura burimore krutane”. Ndërsa nuk humbi rastin që të këndonte edhe disa vargje me ta.

“Sot është një ditë e veçantë të jemi bashkë në Krujë, në qytetin ku historia, bukuria, madhështia dhe krenaria qëndrojnë kaq pranë njëra-tjetrës! Kruja dhe kështjella e Kastriotëve qëndrojnë në shekuj si dëshmia më e palëkundu e identitetit tonë kombëtar dhe atij europian.

Më vjen mirë, që kjo trashëgimi shekullore është vendosur në shërbim të së ardhmes, të mbijetesës dhe prosperitetit të banorëve të saj. Krutanët, falë iniciativës së bijve të tyre kanë ditur, që këto pasuri t’i shndërrojnë në favor të turizmit, mirëqenies dhe zhvillimit të jetës në këtë trevë.

Këtu çdo vizitor mahnitet nga bukuria epike e malit të Skënderbeut, Kështjella, Muzeu Historik dhe ai Etnografik, nga pazari karakteristik dhe deri tek Sarisalltiku mistik!

Njëkohësisht, në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet! Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!

Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen!,”-tha Meta para të pranishmëve.

Ndërkohë që më pas u fut në valle me artistët e tjerë të ansamblit të qytetit, duke hequr kështu edhe pak mendjen nga fushata elektorale që po përfundon.