osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Meta sfidon Yuri Kim, i kërkon ndihmë Ruçit për të mbyllur pazaret me Kushtetuesen, fajëson ndërkombëtarët për ngërçet në KED

Meta sfidon Yuri Kim, i kërkon ndihmë Ruçit për të mbyllur pazaret me Kushtetuesen, fajëson ndërkombëtarët për ngërçet në KED

Ilir Meta i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të mbyllur pazaret me Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse ambasadorja amerikane kërkoi të bëhet kujdes, presidenti e ka sfiduar hapur dje. Gjatë një konference për shtyp, presidenti Ilir Meta, tha se i ka dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për një takim urgjent pas raportit final të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese.

“Siç e dini, përmes zëdhënësit tim z. Tedi Blushi përpara tre ditësh, si President i Republikës, – siç kam qenë gjithmonë përgjatë këtyre tre viteve i palodhur në kërkimin e bashkëpunimit për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, do të vijoj të jem kështu edhe pas Raportit Përfundimtar të Komisionit të Venecias – , sot ia kemi përcjellë edhe shkresën zyrtare Kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë që ai të ketë mundësi, duke filluar nga e hëna që vjen. Ju do të thoni pse të hënën dhe jo dje, të enjten? Sepse sot kemi përfundimisht të përkthyer në shqip në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare Raportin Përfundimtar të Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit, pra të Komisionit të Venecias”, është shprehur më tej presidenti Meta.

Meta akuza ndërkombëtarëve

Të enjten ambasadorja Yuri Kim dha një ultimatum të prerë si për presidentin Meta ashtu edhe për mazhorancën, që t’u japin fund mosmarrëveshjeve për Gjykatën Kushtetute. Dje Meta u pyet gjatë konferencës së përjavshme për shtyp, mbi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, por në përgjigjen e tij presidenti Ilir Meta sfidoi ndërkombëtarët për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, nëse EURALIUS do të kishte shkuar në takimin që presidenti Meta kishte thirrur në vitin 2017, atëherë theksoi ai, nuk do të kishte arsye vonese në emërimet në KED.

“Më 3 nëntor 2017, Presidenca i drejtoi një shkresë delegacionit të BE-së dhe EURALIUS-it për të parandaluar problemet me KED, me hedhjen e shortit, me legjitimitetin e veprimeve të KED-së dhe gjithë atyre gjërave që ndodhën gjatë këtyre viteve. Në rast se ky takim i vitit 2017 nuk do të ishte minuar, Shqipëria asnjë sekondë nuk do të kishte mbetur pa Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Besueshmëria e reformës në drejtësi do të ishte në nivele të larta dhe opozita nuk do të kishte asnjë justifikim për t’u larguar nga Parlamenti dhe negociatat do të ishin çelur me kohë. Mungesa e vullnetit për të lexuar Kushtetutën në mënyrë objektive dhe të paanshme kanë qenë problemi”, ka deklaruar presidenti Meta gjatë konferencës.

Meta flet për marrëveshje me Ramën

Presidenti Ilir Meta ka mohuar “thashethemet” se ka pasur një marrëveshje mes tij dhe shefit të qeverisë për emërimin e kreut të KLSH. Gjatë konferencës për shtyp, presidenti Meta u pyet nëse ka pasur një marrëveshje me Ramën për kreun e KLSH në këmbim të ligjit për Eurobondin, por ai e ka mohuar diçka të tillë. “Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë, ju e dini qëndrimin tim ndaj Eurobondit, që u soll se mungonte mendimi i BSH-së. Çdo gjë që ka probleme kthehet për reflektim. Se çfarë vendimi merr Parlamenti për kandidaturën e propozuar është e drejta e Parlamentit, unë jam i zhgënjyer për mos miratimin e tre kandidaturave të para, kanë qenë përfaqësuese dhe dinjitoze”, ka deklaruar gjatë fjalës së tij përballë gazetarëve presidenti Meta./ARBJONA ÇIBUKU