osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Militantët e PD marrin peng protestën e Astirit: Kush është Gentian Gjonaj, protestuesi që u përplas me policinë

Militantët e PD marrin peng protestën e Astirit: Kush është Gentian Gjonaj, protestuesi që u përplas me policinë

Personi që shihni në foto quhet Gentian Gjonaj. Në protestën e djeshme, ai dhe 2-3 protestues të tjerë të PD ishin personat më aktivë në aktet e dhunës së ushtruar ndaj forcave të Policisë Bashkiake, ku mbetën të plagosur 7 efektivë.

Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe godina e Bashkisë së Tiranës u sulmuan dje me tymuese, shishe me benzinë, vezë dhe shashka, por ironia në rastin e Gentian Gjonajt është se ai nuk është fare banor i zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.

Për rrjedhojë, ai nuk preket fare nga ky projekt. Gjonaj rezulton se jeton në një lagje tjetër të Tiranës, shumë larg zonës së Astirit.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet me emrin e Gentian Gjonaj lidhen një sërë lajmesh të kronikës së zezë, si arrestime, shoqërime e gjyqe, për vepra të kryera si mitingash i dhunshëm dhe militant i Partisë Demokratike.

Ai rezulton të ketë qenë në proces gjyqësor dhe më pas dënuar për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës ndaj kantierit të ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit në vitin 2016.

Po ashtu, është arrestuar dhe hetuar edhe për ngjarjet e dhunshme në një tjetër protestë të opozitës, ndaj bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Madje, ka qenë pjesëmarrës edhe në protestën kundër vendosjes së traut të taksës së Rrugën e Kombit apo edhe në bllokimin e rrugës në afërsi të Dajtit, të gjitha protesta të organizuara nga PD.

Në fakt, Gentian Gjonaj nuk e fsheh faktin që është anëtar dhe militant i Partisë Demokratike.

Kjo pasi në profilin e tij në Facebook, ai kërkon që t’i thërrasin “demokrat”, ndërsa ka postuar foto me të gjithë drejtuesit e lartë të PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin aktual Lulzim Basha, kreun e të rinjve të PD-së, Belind Këlliçi.(Lexo.al)