osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ministrat lindor të një shteti Evropian

Ministrat lindor të një shteti Evropian

Nga Eni Morina

Termi ministër derivon nga latinishtja me kuptimin “shërbyes, mbikëqyrës”, por si ka evoluar kuptimi këtij termi në ditët e sotme. Zgjerimi i përdorimit nga feja tek politika filloi me shtetin e ri francez, ku ministrat merrnin delegimin e pushtetit në fusha specifike nga lideri partisë fituese, apo kryeministri në Angli.

Sigurisht, si çdo gjë e pashkruar në fillimet e ekzistencës së strukturave shtetërore, ministrat politikë filluan të visheshin edhe me petkun e kompetentit më të lartë të asaj fushe dhe rrjedhimisht përzgjedhja e tyre bëhej jo vetëm për shkak të krediteve politike por edhe mbi baza ekspertize. Për shembull, u kthye në normë politike që ministri i shëndetësisë të ishte ekspert i fushës, apo ai i drejtësisë të vinte nga një eksperiencë në magjistraturë.

Norma të tjera që ju shtuan fushës së veprimtarisë së ministrave politikë ishte edhe përgjegjësia që këta merrnin në rast të ndonjë skandali. Në teorinë e strategjive politike, ministrat filluan të merrnin goditjen e parë amortizuese, me qëllim që faji publik mos të arrinte deri tek lideri i partisë apo kryeministri. Ky i fundit rezultoi një mekanizëm shumë i suksesshëm politik, ku liderat u shpëtonin gjyqeve morale publike.

Edhe në shtetin e ri shqiptar, këto norma të hershme filluan të zbatoheshin, për shembull në qeveritë e Zogut, ministri i tregëtisë vinte kryesisht nga një eksperiencë e tillë. Me besimin e Zogut dhe aftësitë e fituara në vite të ministrave, kabinetet e para ishin disi efektive. Filloi dhe u zhvillua tregëtia, punët e jashtme ishin deri diku në rrugën e duhur, etj.

Ky format ministrash, ku me përgjegjësinë e dhënë ata ishin të parët e fushës, rezultoi logjikisht funksional. Në aspektin psikologjik, ministrat normal kanë një përgjegjësi non-stop 24 orëshe për fushën e tyre. Orët e gjumit të ministrave varen nga mbarëvajtja e fushës së tyre. Për shembull, këtë vitin e fundit, ministrat me më pak orë gjumi kanë qenë ministrat e shëndetësisë. Në kohë krizash ekonomike, normalisht ministrat më të tensionuar duhet të jenë ata të financave dhe ekonomisë, kjo për shkaqe të pozicionit por edhe për ego personale, ai/ajo është i pari dhe kriza po ndodh nën përgjegjësinë e tij/saj.

Një njeri me formim mesatar intelektual e bën analizën e mësipërme, për çdo herë që i duhet të analizojë mirëqenien sociale të vendit ku jeton dhe me shumë mundësi, intelektualët shqiptar janë duke vrarë mendjen këto ditë se si ministri jonë i brendshëm dhe ai i turizmit dhe mjedisit, janë duke humbur shumë orë gjumi verën e 2021 në Shqipëri.
Zoti ministër i rendit duhet ta ndjejë veten të raskapitur këto ditë të nxehta, qoftë për nga përgjegjësia e pozicionit por edhe nga përgjegjshmëria personale si i pari i fushës së punëve të brendshme. Teorikisht ai s’duhet të ketë fjetur asnjë orë gjumi që prej marrjes së mandatit, se çështjet e brendshme tonat po degradojnë nga dita në ditë. Madje këtu do të vlente edhe termi i popullit të zgjuar shqiptar: “Ishim mirë kur ishim keq”.

Logjika na thotë se ndryshimet duhet të jenë për më mirë, e jo për më keq. Dhe sa ndryshime ministrash të brendshëm duhet të presim që ministri i brendshëm të flej ndonjë orë natën. Si mund ta zej gjumi ministrin tonë të brendshëm kur i madh e i vogël e di mirë, se sa armë ka nëpër rrugë, si mund ta zej gjumi atë kur të gjithë e dimë mirë që këto armë mbushen e zbrazen përditë duke sjellë me dhjetra të vrarë. Pagjumësia është derdhur nga kova e ministrit tonë të brendshëm dhe është përcjellë edhe tek ne, njerëzit e thjeshtë, që s’kemi lidhje me fushën e sigurisë fizike por që kemi filluar futemi poshtë tavolinave kur plas ndonjë tullumbace.

Por ky nuk është një shkrim për Bled Çucin, ky është një shkrim për modelin e ministrave tanë, të parët e babës për fushat e tyre. Ndërkohë që Bledi s’ka shumë kohë në detyrë dhe mund të mos ketë humbur shumë gjumë, ka një Blend të dytë që ai mezi duhet të rrijë në këmbë nga pagjumësia. Ky i dyti, Blendi Klosi, ka 5-6 vjet që s’duhet të jetë duke vënë sy në gjumë, për shkak të nivelit katastrofik të ndotjes ambientale në vendin tonë të bukur. Madje ky duhet të ketë pasur pagjumësi të dyfishtë pasi është dhe i pari i turizmit. Pagjumësia e Blendit të dytë për plehrat, duhet ta ketë futur në pagjumësi më të rëndë edhe për shkak se këto plehra i përjetojnë turistat në rritje në vëndin tonë, që ai i pret me lule në aeroport.

Sërish, ky nuk është shkrim as për Bledin, as për Blendin, ky është një shkrim për tipologjinë e ministrave tanë lindorë. Këta janë ministra legjitim, si ata ministrat francez e anglez, madje edhe ata ministrat latinë, por këta janë ministrat kryekëput të papërgjegjshëm, për sa kohë i zë gjumi si qingja, edhe pse fushat e tyre të përgjegjësisë janë larg të së qenurit në terezi.

Duroni dhe dy javë çuna sa të merrni pushimet dhe do flini! Do flini por kujdes mos në gjumë ju asfikson era e plehrave, apo t’ju kapi ndonjë plumb qorr./Ekskluzive.al