osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ministria e Brendshme del me njoftim të rëndësishëm zyrtar! Pezullim masiv drejtuesish të gjithë rangjeve… nga shefi i Komisariatit tek specialistët e zonave

Ministria e Brendshme del me njoftim të rëndësishëm zyrtar! Pezullim masiv drejtuesish të gjithë rangjeve… nga shefi i Komisariatit tek specialistët e zonave

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave ka pezulluar për shpërdorim detyre dhjetë punonjës të policisë së Elbasanit dhe të Librazhdit.

Sipas policisë, 10 efektivët e pezulluar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë lejuar kultivimin e lëndëve narkotike në këto dy qytete.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Elbasan – SHÇBA ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd. Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:

– K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

– K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.