osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ministrja Etilda Gjonaj kërkon hetimin e Voltana Ademit: Janë regjistruar me zë e figurë, s’pres që Voltana Ademi të godasë me gurë

Ministrja Etilda Gjonaj kërkon hetimin e Voltana Ademit: Janë regjistruar me zë e figurë, s’pres që Voltana Ademi të godasë me gurë

Lidhur me organizatorët e kësaj proteste, ministrja Gjonaj deklaroi për Report TV se nuk ka mundësi që fëmijët e mitur të mblidhen me vendimin e tyre për të protestuar.

Duke hedhur dhe njëherë akuza ndaj PD e LSI si orkestrues të këtyre akteve të dhunës, Gjonaj u shpreh se shumë aktorë të këtyre partive janë regjistruar me zë e figurë në krye të protestave.

“Absolutisht. Si ministri i drejtësisë, si kryeministri e çdo qytetar duhet tja lëj në dorë organeve të drejtësisë. Jam prekur nga letra e shkruar nga babai i Klodjan Rashës. Protestat e dhunshme nuk do të japin drejtësi për 25-vjeçarin.

Deklaratat e faktorit ndërkombëtar, ambasadorëve i kanë dhënë qartësisht se protestat janë mekanizëm i rëndësishëm për demokracinë por kur kthehen të dhunshme janë të paligjshme. Ato i janë drejtuar partive politike të distancohen nga dhuna në protesta.

Policia do të kryejë punën e tyre. Do të duhet të menaxhojnë situatën që këto protesta të zbehen. Kemi rolin si shoqëri tu bëjmë thirrje prindërve të të miturve që të kontrollojnë fëmijët e tyre që po përdoren politikisht.

Të gjithë duhet të kemi mundësinë tu bëjmë thirrje organizatorëve që të shmangin aktet e dhunës. Ne kemi parë eksponentë të partive politike që kanë qenë pjesë e këtyre protestave. Prokuroria duhet të hetojë se kush qëndron pas protestave të të miturve. Ata nuk e kanë idenë as se çfarë po kryejnë.

Pamjet me figurë e zë dëshmojnë se kanë qenë aktorë politikë të PD-së dhe LSI-së. Nuk besoj që dikush mendon se Voltana Ademi nuk ishte në protestë kur e kemi me zë e figurë. Nuk pres që kryebashkiakja të marrë gurë të godasë në protestë” – tha Gjonaj.