osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ministrja Nikolla inspekton punimet në konviktet e studentëve

Ministrja Nikolla inspekton punimet në konviktet e studentëve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Ky investim i kryer nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë nëpërmjet KFV ka sjellë një ndryshim rrënjësor në dy godinat e përfunduara me standarde të larta dhe me parimin e eficencës së energjisë.

Ministrja Nikolla u njoh nga drejtoresha e Rezidencës Studentore Nr. 2, Zhanina Dapi dhe më ndryshimet strukturore të 2 godinave të tjera të cilat janë drejt përfundimit dhe mundësojë për studentët modelin e mini-apartamenteve me dy dhoma, tualete, dushe dhe ambient gatimi në çdo kat.

“Në çdo kat ka nga një kuzhinë, ne nuk kemi pasur kurrë kuzhina në godinat tona. Sepse dikur janë përdorur mensat e përbashkëta, aktualisht studentët kanë mensat që përdorin por janë private. Ndërsa ato mund ta kenë në të gjitha katet të shtrira në godina” deklaroi drejtoresha e Rezidencës Studentore Nr.2, Zhanina Dapi

“Ne janar studentët do e provojnë vete se çfarë do te thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studenteve Hera e pare qe investohet 18 milion euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më me shume projekte investuese.”- deklaroi ministrja Nikolla
Në godinat që shërbejnë si rezidenca për studentët nuk mungojnë as dhomat për studentët me aftësi të veçanta të cilët mund të akomodohen dhe jetojnë në kushte optimale gjatë viteve të studimit.

“Mini-apartamentet janë menduar të kenë një sistem qendror ngrohje të komanduar nga një sistem elektronik digjital për të 4 godinave. Sepse qëllimi i këtij investimi është edhe eficenca e energjisë, që është edhe risi që po zbatohet nga qeveria në të gjitha investimet. Pajisjet janë ndryshe nga standardet e përdoruara në Shqipëri, pajisjet janë në mur dhe hapësira e projektuar për njerëzit me aftësi të kufizuara, që nga mënyra e hapjes së dyerve e deri tek pajisjet.”-pohoi inxhinieri, Pandeli Thimio

Ministrja Lindita Nikolla deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale

“E kënaqur nga sa pashe, është godina e tretë nga katër godinat këtu në qendrën studentore Nr.2, që do të akomodojë studentë të inxhinierisë. Dy godina kanë përfunduar, kjo është e treta, vijojnë punimet tek e katërta. Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore, qoftë në apartamentet ku ata do të akomodohen, po ashtu edhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me standardet, pra duke pasur një kuzhine të përbashkët në çdo kat, duke mundësuar sallën e studimit, internet në çdo dhomë. Gjithçka që studentët të kenë kushtet optimale për të vënë prioritet atë që është në fakt qëllimi i tyre, rezultatet sa më të mira në universitet. Unë e pashë vetë dhe doja t’ju falënderoj se ky investime prej 18 milion euro është një investim i standardeve më të mira, me eficencën e energjisë, por edhe me çdo lloj standardi tjetër për të qenë këto godina, jo vetëm të banueshme por edhe atraktive për kohën e lirë apo kohën e studimit. Është një projekt që vijon edhe në Qytetin Studenti dhe do jetë projekti që do shtrihet fillimisht në 9 godinat e qytetit studenti dhe më pas në të gjitha godinat e tjera.”- u shpreh ministrja Nikolla

2 godinat e Qytetit Studentit Nr.2 do të mirëpresin qindra studentët brenda pak javësh dhe janë të pajisura me sistemet më të fundit të ngrohje-ftohjes, dhe kushtet më optimale për studentët shqiptarë. Ndërkohë që pritet të fillojë së shpejti rinovimi i konvikteve në kampusin Universitar të Tiranës për të cilën janë dakordësuar dy financime të reja me Qeverinë Gjermane.

Whatsapp Image 2018 12 07 At 15.05.45