osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ministrja thellon talljen me shqiptarët: Një shqiptari të mos konsiderohet i varfër nuk i duhen 140 euro… por 126 euro në muaj

Ministrja thellon talljen me shqiptarët: Një shqiptari të mos konsiderohet i varfër nuk i duhen 140 euro… por 126 euro në muaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë pak ditë më parë bëri një deklaratë e cila u bë virale, ku dha një shifër se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.

“Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Delina Ibrahimaj në një studio televizive.

Por teksa ishte këtë të premte në komisionin e Ekonomisë, ku po shqyrtohet propozimi i qeverisë për ndryshimin e buxhetit të vitit 2022, ministrja Ibrahimaj theksoi se në deklaratën e saj nuk ka thënë minimumin jetik, por ka cituar një statistikë sipas përllogaritjeve që bën INSTAT, instituti i statistikave.

Ajo që vlen të theksohet është që sot, në këtë deklaratë, shifra që i duhet një personi në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër, ulet nga 130-140 euro, në 126 euro, gjithmonë sipas INSTAT, tha ministrja.

“Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT”, u shpreh Ibrahimaj.