osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Minxhozi: Meta s’është i dhënë pas integrimit, ai ka shpallur persona non grata ambasadorin e BE Soreca dhe të OSBE. Ka tejkaluar dhe opozitën

Minxhozi: Meta s’është i dhënë pas integrimit, ai ka shpallur persona non grata ambasadorin e BE Soreca dhe të OSBE. Ka tejkaluar dhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi i cilësoi të rënda deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta duke iu referuar situatës politike në vend dhe përplasjes me kryeministrin Edi Rama.

Minxhozi tha në “Real Story” në News24 se nuk sheh ndonjë investim nga ana e qeverisë për mos plotësimin e kushteve për integrimin. Sipas tij, Meta e ka tejkaluar opozitën me qëndrimet e tij.

Minxhozi: Që Presidenti aktual të jetë i dhënë pas integrimit e kam të vështirë ta besoj në momentin që shpall non grata ambasadorin e integrimit. Soreca bashkë me ambasadorin e OSBE u shpallën non grata. Deklaratat e Presidentit janë shumë të rënda.

Lubonja: Nuk qëndron kjo. Dhe unë që s’jam President e kritikoj Sorecën.

Minxhozi: Ne për ambasadorët mund të kemi në periudha të ndryshme kohore përshtypje nga më të ndryshmet. Ata janë aty si një e keqe e domosdoshme.

Ne shkojmë marrim izëm tek ata, leje për çfarëdo gjëje që na ndodh. Ne ndërkombëtarët përveç se na kanë hedhur miell e sheqer nga helikopterët, ndërkombëtarët i kemi dhe për leje.

Dalim dhe në fushën e qeverisë, janë vënë x kushte që ne të avancojmë. Kush nuk i plotëson ato kushte. Janë kushte që na përkasin ne, dhe nuk besoj që ka ndonjë investim që të mos plotësohen. Ne nuk mund të bëjmë dot pas ambasadat.

Lubonja: Nuk jam dakord fare.

Minxhozi: Kërcet pushka në bulevard dhe ne presim ambasadën ta ndajë kush ka të drejtë Luli apo Rama.

Po krijohet sërish lidhja Shqipëri-Maqedoni edhe në këtë sens. Në sensin që nuk do ketë një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut pa pasur për Shqipërinë.

Roli i Metës në këtë krizë po bëhet gjithnjë e më i çuditshëm. Me 1 mijë e 1 halle që ka ky shtet dhe publiku po sheh që presidenti është më i ngacmuar dhe më i tendosur se ç’janë kushtet, raportet dhe krizat në terren. Ka tejkaluar dhe opozitën.

Kam frikë se po punon për të marrë dhe një sektor të opozitës që është i pakënaqur ndaj kreut të PD-së dhe ndaj qeverisjes. Që të jetë një president që bën detyrën dhe që po identifikohet me partinë e vet, këto dy caqe nuk i bashkoj dot. Ne këtu po analizojmë një dyshe, thamë diçka që mendoj duhet ta hedhim për debat.

Kemi një kryeministër që është jo vetëm një person politik por dhe partiak. Është kreu i karvanit të vet. Presidenti është person politik por jo partiak.

Presidentin e kemi zhveshur nga atributet partiake pasi presidentët e së shkuarës e identifikonin veten me partinë. A mund të akuzojë presidenti Meta njërën palë si grup i strukturuar kriminal brenda kostumit të Presidentit?!