osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mjeku i njohur shqiptar rrëfen betejën e tij me virusin dhe vështirësitë: Nëse kalon Covid, falendero Zotin

Mjeku i njohur shqiptar rrëfen betejën e tij me virusin dhe vështirësitë: Nëse kalon Covid, falendero Zotin

Mjeku shqiptar me banim në Londër, Adrian Fandi iu bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen për situatën e koronavirusit ku po kalojmë.

Fandi shprehet për Ora News se ky është një virus që nëse hyn në trupin tënd vetëm Zoti e di nëse do të vazhdosh të jetosh apo jo, kjo të paktën deri sa të nisë aplikimi i vaksinës.

Doktor Fandi e sheh përditë në spitalin ku shërben, por e ka kaluar edhe vetë.

Adrian Fandi: “Pika e parë pasi të kesh kaluar Covid dhe je me fat të tregosh të tjerëve që ke kaluar covidin duhet të shkosh në kishë, xhami apo në çdo lloj tempulli që ti beson, edhe nëse nuk beson e ti thuash: Faleminderit Zotit, sepse është Zoti që të ndihmoi, jo doktori, as infermieri.

Në prill e kalova vetë dhe nuk e dija nëse mund të jetoja apo jo. Megjithatë sot jam këtu dhe Zoti desh të shërohesha në një periudhë që nuk kishte terapi e ilaçe dhe çdo gjë ishte eksperimentale.”

Është shumë kritik me mendjelehtësinë e atyre që refuzojnë të mbajnë maskë, apo që injorojnë mbajtjen e maskës në takime e grumbullime.

Adrian Fandi: Ne e kemi mendjen tek tangërlliku, tangërlliku sot janë këto të dyja (Tregon celësat e makinës dhe telefonin) ndërsa unë do ju lutesha që nesër e tutje tangërlliku të bëhen këto të dyja, (Maska dhe oksimetri)

Nëse ti përdor maskën tregon tangërllikun tënd. Nëse përdor këtë aparat (oksimetrin) të shpëton jetën. Maska të shpëton jetën se arrin të evitosh virusin që të hyjë në trupin tënd, ose mund të hyjë në sasi të vogël dhe të të japë shenja sa më të ulëta.

Nuk të duhet telefoni të bësh selfie me ilaçe të duhet maska të bësh selfie. Je i zoti të jesh në instagram me maskë dhe oksimetër kjo është moda sot, ndiqeni.

Nëse nuk e përdor maskën kur je në takim, apo në publik rrezikon veten tënde. Është njësoj si të thuash dheut hapi. Ti nuk e di se çfarë fati ke. Nuk je ti ai që vendos. Nuk është doktori ai që do të të shpëtojë por Zoti. Ti nuk di cfarë imuniteti ke.”

Është shumë kritikë dhe me politikanët të cilët nuk po japin shembullin e tyre në këto kohë

Adrian Fandi: “Nëse një politikan nuk jep shembullin e tij personal duke mbajtur maskat, duke evituar grupime, festa, atëherë ky politikan tregon se ka harruar etikën politike.”

Gjermanet nuk pështyjnë ne tokë, ja pse ne nuk jemi si…

U kthen përgjigje dhe atyre që thonë përse nuk bëjmë ne si Italia apo Gjermania.

Adrian Fandi: “Kjo është një nga pyetjet më idiote që bëhen, më falni. Ne flasim shqip, nuk flasim gjermanisht. Nuk respektojmë rregullat si në Gjermani. Nuk respektojmë rregullat si në Gjermani.

Kemi një tjetër sistem shëndetësor si intelektual dhe vazhdojmë ende të pëshptyjmë përtokë. Ja pse ne nuk mund ta bëjmë si në Gjermani.”