osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Monika Kryemadhi rrëzon pretendimet e opozitës: Rama s’paska blerë ambasadorët, por shefat e tyre

Monika Kryemadhi rrëzon pretendimet e opozitës: Rama s’paska blerë ambasadorët, por shefat e tyre

Për disa vite me radhë, që prej nisjes së betejës për reformën në drejtësi, opozita është përpjekur të bëjë një distancim mes qendrimeve të ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, dhe vendeve që ata përfaqësojnë.

Për një kohë të gjatë, Berisha, Meta, Basha, por dhe Kryemadhi, kanë akuzuar ambasadorët se janë blerë nga Rama, dhe se flasin me kokë të tyre e nuk përfaqësojnë vendet e tyre.

Por sot, Monika Kryemadhi ka rrëzuar këtë teori.

Sipas saj, në fakt ambasadorët janë të detyruar të mbështesin Ramën, pasi aim err në telefon ministrant e tyre dhe i heqin nga puna.

Pra, me logjikën e Kryemadhit, Rama ka kapur jo ambasadorët, por qeveritë e shteteve që ata përfaqësojnë.

“Ambasadorët këtu janë ambasadorë të shteteve të tyre. Qeveritë bashkëpunojnë me qeveri. Qeveritë nuk bashkëpunojnë me opozitën.

Unë jam shumë e bindur që ambasadorët këtu do të bëjnë punën e qeverisë së tyre. Mos harroni që kanë një kryeministër që thotë do bëni kështu siç them unë, ose përndryshe ju përzura nga Shqipëria dhe i bën letër ministrit të Jashtëm.

E ç’ fuqi ka një ambasador apo një diplomat, kur një kryeministër i çon letër ministrit të Jashtëm të një vendi të caktuar? Për t’u kapur dhe për t’u shantazhuar janë shumë të thjeshtë ambasadorët këtu. Shqipëria një vend i vogël është dhe të gjithë e dimë se çfarë bëhet.

Kështu që nuk pres që ambasadorët këtu të jenë në krah të opozitës. Por ama nuk do të lejoj që ambasadorët këtu për çdo protestë të opozitës, të dalin dhe të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore. Ndërkohë nuk thonë një fjalë për atë që ndodh me ligjin, për lirinë e shprehjes.

Por nuk i gjykoj, nuk i paragjykoj dhe as nuk i intimidoj për këtë gjë. Por di të them që kompani lobiste që paguhen me para antishqiptare, sigurisht që lobojnë në institucione ndërkombëtare, sepse nuk është se është e paligjshme jashtë. Është e ligjshme si në Bruksel, në Ëashington, kudo për kompanitë lobiste”, u shpreh Kryemadhi, në një intervistë për Ora News.(TemA)