osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Monika që ndërsen “burin” të bëhet trim… me çelsat e kashtës!

Monika që ndërsen “burin” të bëhet trim… me çelsat e kashtës!

Nga Anri Bala

Monika, zonja e parë e paparë, ndërsen “burin” të bëhet burrë, të mos dekretoi ligjet e miratuara nga parlamenti për “Teatrin”, a thua se ligjet që voton mazhoranca, janë materiale për konsum kohe dhe mund t’i interpretojë, si t’i teket presidentit honorifik të vendit, për të plotësuar dëshirën e gruas së tij… të “ve”!

Sinqerisht, ndjehem i turpëruar për katandisjen e vendit tim në këtë gradë, kur ky “kallëp” shëtit nëpër salla parlamenti dhe mban fjalime nga më qesharaket, pa u frikësuar apo turpëruar, për qindra të zeza, që u ka bërë shqiptarëve. Të bësh politikë, që të marrësh çdo ditë mijëra mallkime dhe fyerje nga qytetarët, për veten, bashkëshortin dhe “xhinsin” e politikanëve të tyre, që i ndjek nga mbrapa, këtë nuk ka doktor që e shpjegon!

Pa pikën e turpit dhe të moralit, kamarierja, që u kthye brenda natës miliardere… pa bërë asnjë punë, pa patur asnjë profesion, përveç vesit dhe aftësisë për të bashkuar bandat e grabitësve rreth asaj, që ajo e quan parti, por në fakt nuk është asgjë më shumë, se sa një biznes pa NIPT, si çdo biznes hajdutësh dhe e gjendur në “fundin e rrugës” pa kthim, prej nga e nisi aventurën politike, përpiqet për t’ia dalë mbanë me “fijen e kashtës”, që i duket si tra, në mes të lumit… ku po mbytet.

Pëveç betejës me mullinjtë e erës, për teatrin ku do të përdori “burin” në vend të Rosinantit, për tu dukur si luftëtare mbi kurrizin e gomarit, Çizmemadhja pranon me mburrje se Europa, duke folur në gjuhën e opozitës, kishe bërë atë që i kërkoi opozita… mos hapjen e negociatave! Ky pohim, është një pranim i paturpshëm i fajit, që në fakt është më shumë se faj, është krim ndaj shqiptarëve, të bërë nga ajo dhe soji i saj, që çdo minutë na tregonin për “mundin dhe djersën”, që po derdhnin… për të na rrëzuar!

Fatmirësisht, nuk mundën të na bënin asgjë, sepse do gëzonin nëse do të kishin arritur diçka, si pas çdo të keqie, që i kanë bërë Shqipërisë! Por çmenduria e saj, e ka një alibi: Paciente e psikiatrit, që pas goditjes së marrë, në kohën kur Likes i ngeli “blloku i kuq” në dorë.

Vendi, mori urime nga të gjithë partnerët dhe klani i hajdutëve, mori goditjen e parë, para se të filloi funksionimi i SPAK dhe BKH-së, struktura që po i luftojnë me shpirt ndërdhëmb, duke shpresuar se diçka do të ndodhë, që ato të mos krijohen. Si njeri mosmirënjohës, politikania Çizmemadhe dhe gjëmëmadhe, u shet shqiptarëve si mençuri prej politikane, të gjitha zhargonet e saj të rrugës, për të nxjerr sadopak nga shpirti, mllefin anti-Ramë, që i është mbledhur si lëmsh dhe e ka çekuilibruar mendërisht.

Teksa duhet ta falënderoj Edi Ramën, për nderin e madh, që i bëri bashkëshortit të saj, duke e shpëtuar nga burgu dhe duke i veshur petkun e Presidentit… Çizmemadhja nuk falenderon, por “harron” dhe kritikon Ilirin e saj, se na paska bërë Ramën kryeministër! Edi Rama, në mandatin e parë, bëri një faj ndaj shqiptarëve, duke futur në aleancë bandën e bllokut të kuq. Hajdutëria e tij, ishte arsyeja kryesore, që prodhoi krimin makabër të “21 Janarit,” që akoma nuk është dënuar, e ka sjell, jo pak përplasje mes përfaqësuesve të së majtës dhe një humbje të elektoratit gri në atë kohë, duke i dhënë partisë së Lavjerrësit, rolin e “Kingmaker”-it.

Por Edi Rama, kërkoi ndjesë të heshtur, duke i larguar njëherë e mirë nga pushteti tepsixhinjtë me duar tërë “lyrë dhe llum”. Nuk e di, se ku e gjen gjithë atë guxim, për tu tallur me inteligjencën e njerëzve, kur bënë fajtor ortakun e saj, Ilir Meta, për një faj që nuk e ka bërë, sepse nuk ka pasur asnjë mundësi ta bënte: Bërjen e Edi Ramës, kryeministër?!

Por, pa na thënë se si, kur dhe ku, sepse Iliri dhe Çizmemadhja, nuk lanë gjë pa bërë kundër Ramës, deri tek thirrjet për armatosje dhe revolucion, në një kohë kur Likja ishte i zgjedhur President. Hajde mos u gajas po deshe me të sëmurën ëndërrimtare, por edhe të pafytyrë, që harron, se duhet ta falenderoi dy herë Ramën, edhe për nderin që i ka bërë asaj, duke e shpëtuar nga spitali psikiatrik, duke mos e përballuar tronditjen, që mund të pësonte, nëse Iliri do merrte ndonjë goditje të dytë, që mund ta hidhte nokdaun…

Nëse vërtet mendon, se dekretimi i vendimeve të qeverisë nga presidenti kukull, që ka Shqipëria, ka vlera, duhet të zgjohet, sepse nuk ka asnjë vlerë, thjesht është një ritual, që duhet bërë!

Thirrjet e saj të dëshpëruara, për ta bërë Ilirin burrë, janë si mjaullitje macesh në shkurt… për të thirrur maçokun që ka ngrirë përjashta, pas derës së mbyllur, sepse nuk ka asgjë në dorë Iliri për dekretimin, apo mos dekretimin e ligjeve. Macja me çizme, aq nivel juridik ka dhe e njeh mirë veten dhe burrin, që nuk është tigër por maçok, ndaj kërkon të shitet vetë macezeza, si tigreshë. Me njohuritë, që kemi për ligjin dhe kushtetutën, Presidenti i saj, përveçse ndonjë këmbore që i varet dacit në qafë, për të trembur minjtë e presidencës, nuk ka gjë tjetër në dorë.

Mos dekretimi i ndonjë ligji, është thjesht çështje formale, i cili merr plotëfuqishmërinë me kalimin për herë të dytë në parlament. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe këtë duhet ta mësoi Çizmemadhja, sepse mirë që nuk ka turp gjoja nga padia, por duhet të mësoj të ketë frikë nga ato, që fantazon… nga poshtërsia!/Ekskluzive.al