osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Muli harton masat e protestës anti Blinken në Tiranë

Muli harton masat e protestës anti Blinken në Tiranë

Muli vendosi sot të hartonte një plan masash kundër vizitës së sekretarit Blinken në Tiranë.

Për këtë ai angazhoi dhe Lelon për të kuptuar nëse ka reflektuar ndaj thikës pas shpine që i ka futur Doktorit me mungesën e informacionit.

-Duhet t’i ndajmë masat në tre grupe, tha Muli.

E para, të jenë masat e karakterit diplomatik.

Për këtë duhet të forcojmë propagandën se Blinken vjen për t’u hakmarrë ndaj Doktorit në emër të demokratëve amerikanë, se do rrezojë Ramën më 20 shkurt.

Pra vjen disa ditë para ta ndihmojë që të mos e rrëzojmë.

-Kjo është mire, tha Lelo, se mund ta përdorim dhe si arsyetim, nëse nuk e rrëzojmë dot.

Do t’i themi ai thirri Blinkenin nga frika, s’kemi çfarë t’i bëjmë.

Po se ka të gjatë. Se ka 20 shkurte të tjerë në vitet që vijnë.

-Po, tha Muli. Madje vizitën e Blinkenit në këtë aspekt e shikojmë dhe si interes politik të Blinkenit, pasi ai e shpalli Doktorin “non grata” dhe tani është i tmerruar që ai udhëheq nga maja e ballkonit.

E dyta, duhen marrë masat në aspektin ideologjik.

Ne si parti e djathtë jemi nën agresion nga komunistët amerikanë, që janë në buzë të greminës për vete.

Ata meqë do humbasin në SHBA dhe Trumpi do t’i vërë përpara, kërkojnë të strehohen në Shqipëri se mendojnë se e kanë strehë të sigurtë.

Por ne do t’ua djegim këtë bazë.

-Patjetër, tha Lelo. Edhe Doktori e ka thënë, por duhet ta rikujtojmë që Blinken do shpallet “non grata” sapo të vijmë në pushtet.

Tani vjen të takojë Altin Dumanin, por vetë nuk i është bindur drejtësisë dhe nuk është paraqitur në gjyqin që i ka hapur Doktori në Francë.

E treta, duhet të marrim dhe masa në aspektin organizativ.

Ditën që Blinken do vijë në Tiranë duhet ta mbushim “Rrugicën e shpresës” plot me njerëz dhe turma të vazhdojë deri tek Kryeministria.

Duhet të dalim që në mëngjes, që kur të hyjë ai në Kryeministri, të pyesë Edi Ramën çfarë janë këta?

Dhe ai t’i thotë janë njerëzit e “Non grata”-s.

-Ah, kjo qenka. E bukur, tha Lelo. Vetë do rrijë në fund d.m.th, që të dukemi para nga Kryeministria kur ai të hyjë.

-Duhet t’i pajisim njerëzit me parulla: “Blinken mos ju fsheh drejtësisë”, “Rruga për në Tiranë kalon nga Gjykata e Francës”, “Eja pas katër ditësh po je burrë”….etj.

-Edhe një parullë desha të shtoj, tha Lelo: “Edi Rama në panik, thërret Tirana, Blinken Ik”.

-Dakord, tha Muli, do ta diskutojmë dhe këtë.

Na duhen masa të forta atë ditë.

Ta kuptojë mirë ai se selia e qeverisë nuk është tek ballkoni i Kryeministrisë, por tek ballkoni i Doktorit