osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Muli infiltron sozinë e tij në apartamentin e Doktorit

Muli infiltron sozinë e tij në apartamentin e Doktorit

Më në fund Muli vendosi të kërkojë për një sozi të tij.

-Po çfarë e do, e pyeti Lelo? Je I rrezikuar?

-Më duhet patjetër. Ta them unë, i tha. Por shiko mos gjen këtu në protestë ndonjë tip

-Po këtu jemi të shtëpisë, e njohim të gjithë njëri- tjetrin, po të shikojmë nga “Syri” se aty nuk i njohim të gjithë.

Po përse të duhet?

-E para, më duhet të më zëvendësojë kur kam ndonjë punë.

Ai duhet të shfaqet në rrugicë, të mos flasë shumë me njerëzit se kuptohet, por kur të jetë kamera ta kapin nga larg.

-Po pse, po foli çfarë ka, tha Lelo?

-Kam frikë se njerëzit zhgënjehen, se vështirë ta gjejmë inteligjent sa unë, tha Muli.

-Këtu ke të drejtë, tha Lelo.

-E dyta, më duhet ta fus tek shtëpia e Doktorit të lidhë kabllot e mikrofonit, tha.

Nëse njerëzit e shikojnë, mendojnë që jam unë dhe policia nuk reagon.

-Kjo është ide e mire, tha Lelo.

Vetëm duhet t’i themi teta Lilit që është sozi, se mos e ngatërron e fillon bën muhabete sekrete.

-Patjetër, tha Muli. Por megjithatë ne duhet ta gjejmë dhe njeri të besuar.

Se nuk do futim çdo lloj njeriu aty brenda.

-Po po, ke të drejtë. Ja do shikojmë, tha Lelo.

Kam një pedagog tek Artet që e kam mik, dhe të bëjë ca prova të imitojë dhe gjestet e tua.

-Po s’ka nevojë o burrë, boll të imitojë të Doktorit, se unë atë imitoj.

Le të mësojë nga origjinali, s’ka pse mëson nga unë.

-Po e kam fjalën dhe për zërin.

-Po dhe zërin unë vetëm atë burrin imitoj, tha Muli. Kështu që e ka të lehtë.

-Po dhe t’i japim pak kulturë politike, apo ndonjë ide, që nëse e takojnë njerëzit në rrugë dhe rastësisht e pyesin, të jetë pak i informuar, por jo shumë inteligjent, se bie në sy.

-Shiko, është mirë të jetë i painformuar se po u informua si është situate, ndoshta trembet dhe s’na vjen fare.

-Po ke të drejtë, tha Lelo. Atëherë mbetet vetëm të mësohet me idenë që e ka emrin Muli.

Se mund t’i flasin njerëzit Muli dhe nuk reagon.

-Besoj mësohet shpejt, se është emër i veçantë, tha Muli.

-Sot është rritur dhe cilësia e pjesëmarrjes, tha Lelo. Ka ardh dhe Genc Pollo.

-Kam frikë se dhe ai ka dërguar sozi, tha Muli, se e ka akoma firkën që mund ta rrahë ndonjëri.

E dëgjova kur foli dhe mu duk si sozi.

-Pse çfarë tha?

-Tha që “guximi dhe sakrifica e studentëve të dhjetorit solli demokracinë”.

Këtë se ka thënë asnjë njeri deri më sot. Ndaj dyshoj se ka dërguar sozinë dhe ai.

-Atëherë sozia jote duhet gjetur më e zgjuar se sozia e Pollos, tha Lelo.

Vetëm kështu mund ta kompensojmë shfaqjen e tij në rrugicë.