osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Muli përgatit zyrën në SHQUP si apartament të Doktorit

Muli përgatit zyrën në SHQUP si apartament të Doktorit

Pas humbjes së shpresave nga Gjykata Kushtetuese, Muli vendosi të organizojë shpejt një apartament ku të flejë Doktori në SHQUP.

Duke qenë se deri më sot nuk ka qenë praktikë të kishin krevate në zyrë, tani i duhet të sigurojë një dhomë gjumi, një sallon pritje dhe pastaj zyrat e tjera me njerëz.

Në fillim mendoi të bëjë sallën “Azem Hajdari”.

Shkoi ja tha Doktorit.

-A ta kthejmë sallën “Azem Hajdari” në apartamentin tënd?

-Jo, të lutem. Nuk fle dot në sallën “Azem Hajdari”.

Më del në gjumë Azemi shpesh e më thotë Doktor ç’pate me mua.

Shiko si ke ngel vetëm.

Po të më kishe mua nuk të lija të katandiseshe kështu.

-Po mire, të bëjmë sallën “Gramoz Pashko”?

-Në asnjë mënyrë. Nuk vë dot gjumë në sy në atë sallë.

Më kujtohen të gjitha nga fillimi deri në vdekje.

Më del në gjumë, duke ngritur gishtin e duke thënë “ti mendon se je dielli që na ngroh të gjithëve.. Ja shiko si ke mbetur”

-Po mire, sallën “Pjetër Arbnori”.

-Në asnjë mënyrë. Nuk vë dot gjumë në sy, as aty.

Më shfaqet Pjetri e më thotë vazhdimisht:

“Të kam thënë këta nuk janë socialistë, janë specialistë.

Shiko si të katandisën, duke u rrahur me ata që solle vet në PD, duke na hequr ne”.

-Shiko, tha Muli se ne ato emrat kot i kemi vënë.

Madje i ka vënë Luli, as ne si kemi vënë.

I heqim fare ato dhe ndoshta të zë gjumi.

-Ashtu po, tha. Dakord jam.

-Mos ki frikë, tha Muli, se dhe ne do bëjmë dhomat tona krah teje.

Unë, Floriana, Paloka, Albana, do flemë këtu krah teje.

-Ashtu, mire, dakord atëherë. Filloni nga puna.