osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Muli shpërndan njoftimin: Deri më 12 me të shtëpisë, pastaj tek “Rrugica e Doktorit”

Muli shpërndan njoftimin: Deri më 12 me të shtëpisë, pastaj tek “Rrugica e Doktorit”

Duke pritur vendimin e ditës së shtunë nga Gjykata, Muli ka një parandjenjë të keqe se festat do ta heqin vëmendjen nga Doktori.

Ndaj i propozoi Lelos të gjejnë një mënyrë që njerëzit ta kenë mendjen tek ai.

-Unë mendoj të shpërndajmë sms çdo një orë, tha Lelo.

Të njoftojmë se çfarë bën Doktori në shtëpi.

Fjala vjen Doktori u çua nga gjumi në orën 06: 30 të mëngjesit, hëngri bukë dhe është mirë.

Pastaj njoftim tjetër, Doktori është ulur dhe po punon strategjinë e fitores së zgjedhjeve më 2025.

Pastaj nga ora 12:00 dërgojmë sms tjetër ku të njoftojmë se Doktori po bën përgatitjet për drekë dhe është mirë.

E kështu me radhë.

-Dakord në parim, tha Muli, por këta tanët e kanë bezdi me lexu. Duan aksion.

-Atëherë të detyrojmë lokalet tek rrugica e Salës, d.m.th “Rruga e Doktorit”, që të qerasin çdo tavolinë me një pije falas nga Doktori dhe t’i detyrojnë të urojnë me zë të lartë.

Këtë e transmetojmë tek Zeni.TV.

-Mund të na dështojë, tha Muli, se ka dhe pronarë që janë kundër Doktorit.

Po mirë më kujtove. Të bëjmë çdo natë një grumbullim njerëzish tek rrugica.

Kjo funksionon. Ata që nuk janë me Doktorin u bllokojmë derën e lokalit e mos të kenë klientë fare.

-Kam dhe një ide për natën e vitit të ri, tha Lelo.

Atë natë njerëzit të hanë darkën në shtëpi dhe në orën 12 të darkës ta presin Vitin e Ri tek “Rruga e Doktorit”.

Ai do dalë në dritare në mesnatë dhe me këtë rast njerëzit besojnë vërtet që erdhi viti i ri.

-A, kjo është shumë e bukur, tha Muli.

Duhet shpërnda njoftimi urgjent.

Më 31 deri më 12 me të shtëpisë, pastaj tek Doktori.

-Duhet të njoftojmë dhe këta të Kryesisë, tha Lelo, që të mos pinë herët.

Se për shembull Presor Mondi po piu do tre vetë ta mbajnë nga krahët dhe na harxhon njerëz kot.