Muli vë në veprim “Planin B” në SHBA për takimin e Berishës me emigrantët

Muli vë në veprim “Planin B” në SHBA për takimin e Berishës me emigrantët

Ajo që kishte frikë Muli ndodhi. Publikimi i vendtakimeve të Doktorit nga Lelo i bëri gjëmën vizitës. Flamingot e SHBA kanë marrë adresat dhe janë organizuar t’i shkojnë para takimit.

I pari e dha alarmin Zekriu. Ai njoftoi Mulin se duhet të ndryshojë vendin e takimit me Doktorin, pasi ia kanë zbuluar dhe po bëhen gati t’i bëjnë antimiting.
-Po ku do ta bëjmë, i tha Muli.

-Po mundohem, i tha Zekriu. Kam një shok nga Kukësi, që ka pasur me qira një kafe dhe byrektore në Bronx, por e ka lënë vitin e kaluar, e ka një meksikan. Do flas me të dhe Doktori do shkojë për kafe aty. Tek pjesa e pasme e klubit ka një derë që hyn nga pas, që e përdorin për furnizim. Kështu që takimin fillestar mund ta bëjmë aty.
-Po takimin e madh?

-Atë po mundohem të sigurojmë një sallë sikur e kanë marrë republikanët. Do ta rezervojmë në emër të Fatmir Mediut, do t’i themi është kryetar i Partisë Republikane në Albani.

Albania është kryeqyteti i shtetit New York dhe ata mund të besojnë se është i këtushëm. Kështu që shqiptarët nuk e dinë që është takim i Doktorit.

Këta tanët i njoftojmë në grup WhatsApp.

-Shumë mirë, tha Muli. Po në Teksas?

Aty prapë e pret Mediu. Aty është situata nën kontroll se s’ka shumë flamingo se kanë fituar republikanët. Këtu na prish punë vetëm Belo që ngjan me Mandamin. Ai duhet të rregullojë pak mjekrën. Të paktën ta bëjë si Fuga.

-S’ka problem se e qeth Doktori si të duash, i tha Muli.

-Në New Jersey e ke situatën më mirë se kemi një lokal kuksianësh, jo atë timin, tha Zekriu. Hapim fjalë që do bëhet tek imi, që flamingot të shkojnë aty, dhe e bëjmë tek ai tjetri. Do vijë dhe ai tropojani që ka paguar 6 milionë euro për La Civitën, por i është thyer celulari dhe po kërkonte të blinte një të përdorur se është pak hollë me lekët këtë muaj. Sa ta gjejë, do na marrë në telefon.

-E, shumë mirë, tha Muli. Se nuk jam vetë aty, se i kisha rregulluar vetë. Për çdo pagesë do flasësh me këtë pronarin e Syrit, se ai i ka lekët.

-Bela e madhe, tha Lelo. Na zunë mallkimet e Taos që po donim t’i prishnim takimet në diasporë. Por kjo është shenjë që do fitojmë thellë, se dhe Tao fitoi thellë në diasporë, tha Lelo.