osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Myrto Uzuni parakalon Ferran Torres dhe Rodrygo, ylli shqiptar “kokë më kokë” me Vinicius Jr

Myrto Uzuni parakalon Ferran Torres dhe Rodrygo, ylli shqiptar “kokë më kokë” me Vinicius Jr

Myrto Uzuni realizoi dopietë personale ditën e sotme, ndërsa Granada nuk ia doli të marrë pikë pasi humbi 2 me 3 ndaj Real Sociedad. Sulmuesi i Kombëtares ka shkuar në kuotën e 9 golave te kampionati spanjoll, numër golash që regjistron dhe Vinicius Jr i Real Madrid këtë sezon.

Me 2 golat e tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar Ferran Torres që luan me Barcelonën dhe Rodrygon e Real Madrid. Sulmuesi i katalanasve numëron 7 gola, ndërsa braziliani i Realit 8.

Dhe pse Granada ndodhet në vendin e parafundit dhe është drejt rënies, sezoni ka qenë i mirë për Uzunin. Lojtari i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë lojtar kyç për skuadrën, që shpreson të sigurojë mbijetesën në javët e mbetura.