osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Myslim Murrizi: Ja cili do të jetë objekti i punës në Këshillin Politik, nga ndarja e rajoneve te pragu, 3 emrat që do më bashkohen në partinë e re

Myslim Murrizi: Ja cili do të jetë objekti i punës në Këshillin Politik, nga ndarja e rajoneve te pragu, 3 emrat që do më bashkohen në partinë e re

Diskutimet në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor pritet që të fillojnë gjatë muajit shtator. Në fund të muajit korrik në përfundim të sesionit, opozita në Parlament dhe mazhoranca votuan ndryshimet kushtetuese, të cilat do të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor.

Por për vijim e punës së Këshillit Politik, gazeta kontaktoi me kreun e grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi. Ky i fundit, u kërkoi të gjitha palëve politike që të ulen në tryezën e bisedimeve të Këshillit Politik dhe të vijojnë diskutimet për Kodin Zgjedhor. Sipas Murrizit, objekt i punës do të jetë ndarja e rajoneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe adresimi 100 për qind i rekomandimeve të OSBE-ODHIR.

Murrizi shtoi se ka qenë i hapur për të negociuar me çdo subjekt politik për të dalë në një përfundim të përbashkët. “Negociatat me opozitën jashtë parlamentare nuk i kam bllokuar unë. Opozitës jashtëparlamentare nuk i ndahet zemra nga dashuria e vjetër.

Mirë do të ishte që të uleshim të implementonim në Kodin Zgjedhor ndryshimet e reja kushtetuese dhe rekomandimet 100 për qind të OSBE-ODHIR në administratën zgjedhore. Ai Kod Zgjedhor që është në fuqi me arnimet e 5 qershorit nuk është se ka vlerë. Ndryshimet kushtetuese hapin listat, pra ka një ndryshim esencial dhe duhet pasqyruar në Kod dhe duhet parë, sepse në Kushtetutë kemi thënë që kemi sistem proporcional rajonal. Tani do ti qëndrojmë 12 prefekturave apo do të ketë nga të gjitha palët për të organizuar rajonet në zgjedhje”, tha Murrizi.

Pragu elektoral

Por kreu i grupit parlamentar demokrat shtoi se edhe diskutimet për pragun elektoral do të jenë objekt i punës së Këshillit Politik. Murrizi deklaroi se në Kodin Zgjedhor do të përcaktohet qartë edhe sa do të jetë pragu elektoral, duke shpjeguar edhe mënyrën se si do të bëhet përllogaritja e mandateve. “Nuk ka prag elektoral në Kushtetutë sepse edhe kjo u hoq nga Kushtetuta.

Është thënë që do të ketë prag elektoral dhe do përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Kam bindjen që prag elektoral do të quhet pragu natyral i mandatit qark. Se prag natyral kombëtar dhe sistem rajonal proporcional nuk mund të aplikohet. Për shembull nëse je subjekt politik merr nga 9 mijë vota në çdo qark, i bie të marrë 108 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, por nuk i merr 9 mijë e 100 për një mandat, i bie të ketë marrë 8 për qind të elektoratit, por ç’e do atë prag kur nuk të japin 8 për qind të 140, sepse mandatet do të ndahen nëpër qarqe.

Nëse do të ishte sistem proporcional kombëtar atëherë do të kishte vlerë pragu elektoral. Sa kohë që të gjithë deputetët janë të ndarë nëpër qarqe, atëherë prag kombëtar do të quhet pragu natyral i marrjes së mandatit në çdo qark”, tha Murrizi për gazetën “SOT”.

Emrat e partisë së re

Por Murrizi foli edhe për krijimin e një partie të re nga ana e tij, e cila do të quhet Lëvizja Demokratike Shqiptare. Ndonëse edhe Hajdari deklaroi pak ditë më parë se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme me një parti të sajën, Murrizi zbuloi emrat që do i bashkohen partisë së re që ai do krijojë.

Mes emrave janë deputetët e opozitës Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Halit Valteri, por Murrizi la të hapur mundësinë e shtimit të të tjerë emrave opozitarë. “Unë nuk e di se çfarë do të bëjë zonja Hajdari, por di për zotin Zeneli, zotin Jakimi, zotin Valteri ndoshta dhe të tjerë që do t’i bashkohen Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe do të jetë një forcë e re politike që do të konkurrojë në 12 qarqet e Shqipërisë me lista të hapura për të gjithë. Kush të fitojë vota më shumë nëse marrin një mandat atëherë ai do të futet në Parlament”, u shpreh Myslim Murrizi për gazetën “SOT”.