osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Myslim Murrizi plas “bombën”! Paralajmëron skandalin: Tonin plehra (Voci) dhe hajduti i krimit ekonomik të Tiranës merrnin rrogë mujore te Call Centerat që grabisnin qytetarë të BE!

Myslim Murrizi plas “bombën”! Paralajmëron skandalin: Tonin plehra (Voci) dhe hajduti i krimit ekonomik të Tiranës merrnin rrogë mujore te Call Centerat që grabisnin qytetarë të BE!

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, sot gjendet i paditur nga policia për akuzën e “Fshehjes së të ardhura” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ai nuk e mohon që ky kallëzim ndaj tij të jetë një lloj presioni për atë denoncim por nga ana tjetër deklaron se ka qenë ai që ka vënë në lëvizje autoritetet edhe për skandalin me Call Center-at që mashtronin qytetarët e BE.

Murrizi paralajmëroi se shumë shpejt do të bëjë publike letërkëmbimin me institucionet kryesore shtetërore dhe do të denoncojë përfshirjen e drejtuesve të policisë kriminale në këtë aferë.

Pjesë nga intervista në Ora News:

Murrizi: Mund të jetë një presion por unë i kam përdorur letra higjienike individë të qelbur të këtyre 30 viteve që koha i ka lënë në drejtimin e institucioneve që duhej të ishin të pastra por kjo nuk do të më mbyllë gojën, do të denoncoj prapë. Shumë shpejt do të denoncoj të gjithë letërkëmbimin që kam pasur me institucionet kryesore shtetërore nga drejtori i policisë, drejtori i policisë së Tiranës, shefi i krimit ekonomik, prokuroria e Tiranës, drejtoria e kufirit për këtë skandalin e Call Centerave.

Ka qenë një kërkesë e imja si deputet pas informacioneve që kisha marrë në rrugë operative. Do të denoncoj pjesëmarrjen në lojën e pistë të Call Centerave të gjithë zinxhirit komandues të policisë kriminale nga Tonin plehra tek ai hajduti i krimit ekonomik të Tiranës që është bërë sot shefi i krimit ekonomik në Tiranë. Merrte rrogë mujore te Call Centerat që grabisnin qytetarë të BE. Prokuroria të bëjë punën e saj unë do të vazhdoj të jem akoma më aktiv nga çkam qenë për çdo maskara dhe fundërrinë të këtij vendi dhe çdo pisllëk që unë kam dijeni.

Një pyetje pati dhe për Tonin Vocaj që mban detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale.

Murrizi: Regjimin e Toninëve e kam përmbysur në ’90, e mbaj mirë mend këtë fundërrinë se ishte oficer sigurimi në Kamëz. I bëj një pyetje të drejtëpdrejtë: Nga i gjeti lekët që shkollon vajzën në Francë? Unë kam tre biznese legale që kam paguar tatim, kam paguar për 600 mijë euro divident në 2014 si të rrallë subjekte se nuk ka paguar kush divident nga “Justiani I”.