osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Ndenja 3 orë…” Fevziu rrëfen intervistën me Fatos Nanon në burgun e Bënçës; komenton momentin historik të takimit me Sali Berishën

“Ndenja 3 orë…” Fevziu rrëfen intervistën me Fatos Nanon në burgun e Bënçës; komenton momentin historik të takimit me Sali Berishën

Gazetari Blendi Fevziu, në një rrëfim ndryshe ka komentuar një nga momentet më kryesore të historisë së pluralizmit politik shqiptar, atë kur Fatos Nano dhe Sali Berisha i dhanë dorën njëri-tjetrit pas 11 vjetësh.

“Ky është një moment i rëndësishëm në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri. Këta dy persona nuk takoheshin me njeri-tjetrin prej 11-vitesh, nuk flisnin me njëri-tjetrin prej 11 vitesh. Kishin një histori të dhimbshme në mes, që njëri kishte burgosur tjetrin. I dyti (Fatos Nano) kishte dalë nga burgu kur i pari(Sali Berisha) ishte përmbysur nga pushteti me një revoltë me armë.

Pra, ishte një moment shumë i vështirë. Dhe pas një dekade ata e panë njeri-tjetrin me sy dhe shtrënguan edhe duart.”- tha Fevziu.

I pyetur për raportet me dy figurat historike të politikës shqiptare, Fevziu përgjigjet : “Kam raporte shumë korrekte. Një raport më miqësor me Berishën dhe shumë korrekt me Nanon. Në përgjithësi unë kam shumë raport korrekt me të gjithë, dhe kam tentuar ta ruaj këtë me ata persona që nuk janë më aktiv në politikë.”

Ndërkohë, Fevziu është ndalur më tej tek një takim që ka zhvilluar me ish-kryeministrin Fatos Nano gjatë kohës kur ky i fundit ndodhej i burgosur në Burgun e Bënçës. Teksa komenton foton, gazetari tregon edhe për dy letra që ka shkëmbyer gjatë kësaj perjudhe me liderin historik socialist për atë se si duhej parë Shqipëria në atë kohë.

“Kjo është foto e rrallë. Unë nuk e kisha njohur Fatos Nanon deri këtë ditë. Ai ishte në burgun e Bënçës. Unë arrita të siguroi një leje duke u bërë gazetari i parë, dhe i dyti pas meje ka qenë Mero Baze, që mori leje për ta intervistuar.

Shkova atje, ndenja edhe 3 orë me Nanon. Mora intervistën, madje hyra edhe në atë qelinë e tij ku pash se në atë pajtozin e burgut ajëroseshin dhe bënin ecje të gjithë anëtarët e byrosë politike që gjendeshin në atë kohë të burgosur. Kjo ishte edhe biseda ime e parë nga afër me të.

Përpara kësaj kisha shkëmbyer dy letra që nuk i kam publikuar kurrë. Ato lidheshin më shumë me mënyrën se si duhej parë Shqipëria e asaj kohe. Letrat janë shkëmbyer në 1994. Kjo është fotografia e parë. Meqënse kishim marrë aparatin për të fotografuar personin e intervistës, u shkrep edhe kjo foto. Këtu jemi në oborrin e burgut. Kam pasur raporte korrekte me Nanon më pas sepse gjatë kohës që ai ishte kryeministër kemi patur përplasje, edhe të forta madje. Por tani një raport korrekt, qëllon që e takoj rrallë.”- tha Fevziu.