osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ndërkombëtarët valë dosjesh të dërguara në SPAK, asistencë prokurorëve në 64 çështje gjatë vitit 2020

Ndërkombëtarët valë dosjesh të dërguara në SPAK, asistencë prokurorëve në 64 çështje gjatë vitit 2020

SPAK u ngrit me ndihmën e SHBA dhe amerikanët po investojnë shumë edhe te ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithë qëllimi është të rritet besimi te drejtësia, ndërkohë duket qartë se edhe autoritetet e huaja sillen ndryshe me drejtësinë e re.

Sipas të dhënave të SPAK, ndërkombëtarë kanë rritur besimin te SPAK dhe kanë sjellë 64 dosje të bujshme sa i takon krimit të organizuar e korrupsionit, ku mësohet se ka dhe emra zyrtarësh të përfshirë. Sipas burimeve, disa emra rezultojnë të lidhur me grupe kriminale dhe kanë para të fshehura jashtë vendit.

Ka disa emra të njohur në të gjitha kahet e politikës që kanë para në parajsat fiskale dhe ndërkombëtarët i kanë zbuluar në kuadër të hetimeve që janë bërë atje për çështje të caktuara, sidomos sa i takon krimit të organizuar. Dosjet më të mëdha padyshim kanë të bëjnë me rrjetet kriminale ndërkombëtare, gjë që ka sjellë dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore me ndihmën e Eurojust.

Interesant është fakti se në Parlament ka shkuar një ligj, i cili do të lehtësojë procedurat për bashkëpunim me ndërkombëtarët sa u takon dosjeve të bujshme. Qeveria ka ndryshuar ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar, ku i jepet një rëndësi e madhe ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore me jashtë.

“Marrëveshjet për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore lidhen nga Prokurori i Përgjithshëm, pas propozimit të drejtuesit të prokurorisë përkatëse ose nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për vepra penale që janë në kompetencë lëndore të prokurorisë së posaçme. Skuadrat e përbashkëta hetimore krijohen në rastet kur merret një kërkesë nga autoriteti gjyqësor i huaj ose kur kërkohet ngritja e një skuadre të përbashkët hetimore me autoritetet e huaja në kuadrin e një procedimi penal”, thuhet në ligj.