osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ndeshja Tirana – Crna Zvezda/ Armand Duka: Ekipi kryeqytetas nderoi futbollin! Halili: Ishim pa fat

Ndeshja Tirana – Crna Zvezda/ Armand Duka: Ekipi kryeqytetas nderoi futbollin! Halili: Ishim pa fat

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar në lidhje me ndeshjen e sotme që Tirana luajti përballë Crna Zvezdës.

Duka shprehet se Tirana sonte ka nderuar futbollin, ndërsa shton se bardhë e blutë luajtën me dinjitet deri në fund.

Armand Duka vlerëson se ekipi i Tiranës luajti një lojë shumë të mirë, ndërsa shpreson më të mirën për ekipin kryeqytetas në rrugëtimin në Ligën e Europës.

Postimi i presidentit të FSHF-së Armand Duka:

Tirana, skuadra që nderoi futbollin 🇦🇱 dhe luajti me dinjitet deri ne çastet e fundit, u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim.

Por kjo, nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Sfida europiane, vazhdon!

Presidenti Halili: Fati nuk ishte me ne, në qoftë se do të kishim shënuar… Refik Halili, ndjeu me të drejtë keqardhje më eliminimin e Tiranës në raundin e dytë të Ligës së Europës, pas humbjes minimale 0-1 ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Edhe pse bardheblutë bënë një paraqitje dinjitoze, duke prodhuar më shumë raste shënimi në fund, fati u buzëqeshi serbëve.

“Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm. Kur ka humbje ka dhe mërzitje. Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në ndeshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontingjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Fati nuk ishte me ne sot.

Atë që bënë ata e kishim ne pak më parë. Në qoftë se do të kishim shënuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjitoze. Kishim besim te skuadra. Një skuadër me goxha emër. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të ecim para”, u shpreh Halili /PANORAMASPORT.AL