osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në Dibër bllokohet dogana e fshatrat nga dëbora Në jug shtrëngata dhe vërshime, rrezik përmbytjesh

Në Dibër bllokohet dogana e fshatrat nga dëbora Në jug shtrëngata dhe vërshime, rrezik përmbytjesh

Në të gjithë qarkun vijon përkeqësimi i motit, pasi reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës, ndërsa janë disa zona të izoluara. Vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.

Përpos këtyre zonave, është bllokuar edhe dogana e Trebishtit nga rrëshqitja e dherave në rrugë. Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë. Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora.

E ndërsa në veri vijojnë reshjet e dëborës, në jug të vendit sot priten reshje intensive shiu dhe përmbytje. Në jug në disa qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata të forta. Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel), ndërsa era pritet që të jetë e fortë.

Por problemi më i madh pritet nga përmbytjet. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) rezulton se sot dhe nesër në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme, ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme.

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

d.b/shqiptarja.com