osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri, ku populli nuk është Kacifas e as Dule

Në fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri, ku populli nuk është Kacifas e as Dule

Kostandinos Kacifas, sigurisht që është një rast i izoluar i minoritetit grek në jug të vendit. I riu nga Bularati me banim në Athinë, i cili i hapi luftë policisë shqiptare duke e pësuar me jetë, nuk është fytyra e vërtetë e një komuniteti ku në tërësi e në veçanti ofron një model bashkëjetese larg çdo fërkimi me shqiptarët. Të paqtë, bujarë e mikëpritës, banorët e thjeshtë të komunitetit grek, ata që nuk janë ngatërruar me punët e Athinës e interesat e kësaj të fundit, jetojnë për bukuri me shqiptarët.

Nga Bularati që është fshati i parë i madh i Dropullit sapo kalon Kakavijën, e deri në Derviçan, aty ku përfundon pjesa greke në cepin jugor të vendit, për të vijuar më pas me Lazaratin e Gjirokastrën, do hasësh fshatrat e minoritetit në radhë njëri pas tjetrit, ndër më romantikët në Shqipëri, ku nuk pipëtin asgjë për keq. Një pjesë jetojnë në Greqi e një pjesë aty, sipas përllogaritjeve ekonomike, pa u ngatërruar me emocione nacionaliste, që si pasojë mund të trazojnë jetën e tyre e të atyre me të cilët bashkëjetojnë, shqiptarëve.

Madje këta të fundit, populli i thjeshtë hyn e del te ata, merr e jep gjithashtu me minoritetin, pa asnjë paragjykim apo ndasi, në të gjitha çështjet e përditshmërisë. Madje në Gjirokastër edhe preferencat e shërbimit kulinar janë të minoritetit, e ku klientela shqiptare është e pranishme brenda normalitetit të bashkëjetesës.

Treguesi më kuptimplotë është rasti i masakrës së Peshkëpisë i 10 prillit 94, kur një komando greke hyri në territorin shqiptar duke sulmuar pikën kufitare e vrarë një oficer e një ushtar. Bularati, fshati i Kostandinos Kacfasit ndodhet përballë Peshkëpisë në vijë ajrore, me distancë 15 minuta, ku ai, viktima e së dielës, duhet të ketë qenë fëmijë. Në të tilla raste, banorët me të njëjtin gjak me vrasësit, duhej të dridheshin nga frika e ndonjë hakmarrjeje civile. Por jo, asgjë nuk ndodhi. E nesërmja dhe ditët e mëpasshme pas masakrës, qenë të njëjta për minoritetin; në punën e tyre, me trendin e zakonshëm jetësor, pa u trazuar nga askush për shkak të gjakut të derdhur e jetëve të marra, me sfond nacionalist.

Kjo është diferenca e madhe mes elementëve të veçantë dhe popullit të thjeshtë, te komuniteti grek në jug të vendit. Një pjesë, edhe pse janë nacionalistë nga pikëpamja atdhedashëse, nuk ngatërrohen me Athinën, ndërsa një pjesë tjetër, me individë të veçantë, ku dallojnë dhe Dule apo Panajot Barka, kanë zgjedhur ta jetojnë ndryshe të qënit minoritarë, duke qenë në një gricjeje të vazhdueshme, sipas pozitës dhe misionit. /tesheshi.com/