osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në kthetrat e Kremlinit!

Në kthetrat e Kremlinit!

Gjermania është alarmuar, pasi u bë e ditur se rusët kanë arritur të përgjojnë një bisedë të oficerëve të lartë gjermanë. Por ky nuk është skandali i vetëm. Bankierë, gazetarë e politikanë të blerë – Rusia prej vitesh është futur thellë në sistemin politiko-ekonomik gjerman.

Nga Enver Robelli

Janë shkruar tashmë disa libra mbi sukseset e Rusisë në 25 vjetët e fundit për të blerë elitat politike dhe biznesore gjermane. Në numrin e ri, revista “Der Spiegel” zbulon se bankieri Jan Marsalek, i cili akuzohet për njërin nga skandalet më të mëdha financiare në Gjermani dhe i cili gjendet në arrati qe 4 vjet, ishte – spiun i Rusisë! Dhjetëra gazetarë të “Der Spiegel”, të televizionit ZDF, të gazetës austriake “Standard” dhe të platformës hulumtuese ruse “The Insider” kanë gjetur të dhëna që dëshmojnë se vjenezi Jan Marsalek u maskua si pop i kishës ortodokse ruse për të shpëtuar nga autoritetet gjermane që e kërkojnë për arrestim. Ai shfrytëzoi pasaportën e një popi rus me emrin Konstantin Bajazov, të cilit Marsalek i ngjan shumë. Ku është sot Marsalek? Me gjasë në Rusi.

Nëntorin që shkoi u bë e ditur në mediat gjermane se gazetari Hubert Seipel, i njohur për intervistat e tij me Vlladimir Putinin, kishte marrë 600 mijë euro nga Rusia për të shkruar një libër. Seipel ishte mysafir i rregullt në emisionet e televizioneve gjermane. Ai ia shpjegonte publikut gjerman Rusinë. Ai mbante referate. Shkruante libra. Kur u bë publike se Seipel kishte marrë para nga Rusia, shtëpia e tij botuese gjermane ndaloi shitjen e librit të tij mbi pushtetin e Putinit. Por dëmi tashmë ishte bërë.

Shembulli tjetër: prej vitesh është e ditur se ish-kancelari Gerhard Schröder është jo vetëm punëtor i firmave ruse të gazit, por edhe propagandist në shërbim të Putinit.

Ndonëse nuk ka dëshmi direkte që paguhet nga Rusia, korrespondentja e dikurshme e televizionit publik ARD nga Moska, Gabriele Krone-Schmalz, vazhdimisht arsyeton politikën e Putinit. Librat e saj mirëkuptues ndaj Putinit dhe Rusisë janë ndër më të shiturit, me vite të tëra ajo ka qenë mysafire e shpeshtë në emisionet qendrore të debatit në televizionet publike gjermane. Që nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës paraqitjet e saj në televizionet publike janë rralluar, por jo edhe ndikimi i saj.

Ajo vazhdon të mbajë referate gjithandej nëpër Gjermani. Gjenerali në pension Harald Kujat është shquar si lavdërues i fushatës së Rusisë në Siri dhe ka akuzuar NATO-n se nuk ka dhënë kontribut për deeskalim pas krizës në Krime (në fakt pushtimit të Krimesë nga Rusia). Kujat i beson teorisë konspirative se Putini ka qenë i gatshëm të tërhiqet nga territoret e pushtuara në Ukrainë, nëse Ukraine heq dorë nga anëtarësimi në NATO. Këtë marrëveshje, sipas Kujat, e paskësh penguar Perëndimi.

Sikur të gjitha këto të mos ishin mjaft, në fundjavë shpërtheu një skandal që mund të ketë pasoja të rënda për sistemet e sigurisë në Gjermani. Në të vërtetë, të premten kryeredaktorja e televizionit propagandistik rus, RT, Margarita Simonjan, publikoi një incizim ku, sipas saj, dëgjoheshin oficerë të lartë gjermanë duke diskutuar mbi pasojat që do të kishte për Rusinë përdorimi i raketave gjermane “Taurus” (nëse Gjermania do t’ia jepte këto raketa Ukrainës). Është një bisedë normale mes gjeneralëve, sepse është detyrë e tyre të mendojnë për skenarë të ndryshme, ndonëse qëndrimi i kancelarit Olaf Scholz është se nuk do t’i vërë në dispozicion Ukrainës raketat “Taurus”. Kancelari frikësohet se me këto armë ukrainasit me apo pa dashje mund të qëllojnë thellë në territorin e Rusisë.

Nuk ishte kjo ngjarja e vetme që javën që shkoi shkaktoi tronditje në Berlin. Më 26 shkurt, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, qe e detyruar të ndërpresë një vizitë në qytetin ukrainas Mikollajiv, për shkak të një droni vëzhgues rus. Pas alarmit, anëtarët e delegacionit të kryediplomates gjermane u urdhëruan të futen në automjetet e blinduara dhe të largohen nga aty.