osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Tutori” që e hodhi në treg Belerin, Ilir Meta, intervistë për median greke: Fredi Beleri u rrëmbye. Drejtësia është krejtësisht në dorë të Ramës

“Tutori” që e hodhi në treg  Belerin, Ilir Meta, intervistë për median greke: Fredi Beleri u rrëmbye. Drejtësia është krejtësisht në dorë të Ramës

Meta tha në një intervistë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i HImarës Fredi Beleri u rrëmbye dhe se arrestimi i tij është politik.

Meta theksoi se çështja Beleri tregon se drejtësia është e kapur nga kryeministri Rama duke e quajtur Gjykatën e Posaçme, gjykatë politike të Ramës.

Kreu i PL-së tha gjithashtu se çështja ndaj Belerit ka qenë e parafabrikuar.

Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike. Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar. Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.