osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në kujtim të aktorit ikonë Rikard Ljarja që erdhi si befasi, por iku si një legjendë nga kjo botë më 20 Prill

Në kujtim të  aktorit ikonë Rikard Ljarja që erdhi si befasi, por  iku si një legjendë nga kjo botë më 20 Prill

Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare Rikard Ljarja ndërroi jetë më 20 prill 2020, moshën 77-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ai u shoqërua për në banesën e fundit vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, sepse masat e marra si pasojë e gjendjes së krijuar nga COVID-19, nuk lejojnë tubime të mëdha njerëzish.

Plot 19 ditë pasi kishte mbushur 77 vjeç, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Rikard Ljarja iu dha vdekjes si një martir kalvarit, për të ikur ashtu kryelartë, parë e larë prej dritës së bekimit të gjithçkaje që ai la.

Iku, siç do ta meritonte çdo toksorë si ai, që në përpjekjet për të dhënë dhe bërë më të mirën, ceku qielloreve të vullnetet të lartë.

Ndoshta ju desh të largohej pa e përfunduar krejtçka të veprës së tij të bujarshme, siç shpirti dhe hiri i tij dritëbardhë kungoi, por krejt ajo që mbanë mbi kopertinë emrin Rikard Ljarja, është e mbuluar me mirënjohje dhe vlerësim.

Derimsot askush nuk ka mundur të marrë kaq shumë përshpirtje, nderim dhe respekt në udhën pa kthim të jetës së pasosur. Mori çfarë meritonte asgjë më shumë. I kthyem çfarë ai na dha. Ndoshta në një kohë tjetër, në një solemnitet më të denjë për virtytet dhe vlerat që mishëroi.

Shkodra qau me qiellin e vet t’pikllushëm, atij 21 prilli, në ditën ndarjeje me një prej bijve më të mirë; dashuria, emri dhe vepra e të cilit, ishte ai trokth himnizues i “djepit të kulturës”, ku u përkund foshnja e sakrificave dhe krenarisë.

RAi do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.Ai ishte bashkëshorti i aktores Marjeta Ljarja.