osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nesër afati i fundit për koalicionet, Basha mban pezull bashkëpunimin me Mediun, Idrizin dhe Dulen, dështojnë sërish bisedimet

Nesër afati i fundit për koalicionet, Basha mban pezull bashkëpunimin me Mediun, Idrizin dhe Dulen, dështojnë sërish bisedimet

Kreu demokrat Lulzim Basha vijon të mbajë në ankth PDIU, PR dhe PBDNJ sa i takon kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit. Të mërkurën është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve dhe aleatët e PD kërkojnë që të shkohet nën logon e një koalicioni dhe jo të PD.

Por teksa kanë mbetur edhe dy ditë afat, Basha nuk po gjen ende gjuhën e konsensusit me aleatin e tij strategjik Fatmir Mediu. Ky i fundit ka qenë dje në selinë e PD, ku është takuar me përfaqësues të kësaj partie, por jo me Bashën, por që nuk është arritur asnjë lloj konsensusi. Ndërkohë pasdite Basha ka pritur në një takim kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, ku është negociuar me emra konkretë. Idrizi kërkon 3-5 emra të sigurt në lista dhe i ka dhënë Bashës emrat që sipas tij janë të denjë të hyjnë në listë.

Edhe në këtë takim nuk ka pasur konsensus, pasi sipas informacioneve PDIU kërkon shumë dhe Basha ka frikë të japë ka vende në lista. Ndërkohë pezull ka ngelur dhe koalicioni me Vangjel Dulen e PBDNJ. Sipas informacioneve, arsyeja e kësaj pengesë është Shpëtim Idrizi, pasi Basha po mendon që PDIU dhe PBDNJ të dalin me kandidatë në zona të ndryshme. Nëse Idrizi del me kandidat në Vlorë, atëherë me shumë gjasë Dule kandidon në Korçë. Por duket se marrëdhëniet mes Bashës dhe dy aleatëve PR-PDIU nuk janë dhe aq të qeta, pasi zgjedhjet afrojnë dhe nuk ka ende shenja konsensusi.

Reagon Mediu

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka thënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log” se do të ketë një marrëveshje me Lulzim Bashën, pavarësisht negociatave që po vijojnë. “Po do të bëhet marrëveshja, sikur është hera e parë që e bëjmë këtë punë në minutën e fundit”, tha Mediu.

Referuar taktikave për koalicionin dhe negociatave që po vijojnë në selinë blu dhe i pyetur nëse është me të hedhur kjo lojë, Mediu reagoi ashpër. “Nuk kanë çfarë të hedhin, se ja hedh vetes së vet, se nuk më pengon mua asgjë të dal në vete në zgjedhje, nëse ja hedh, çfarë po fiton, nëse ia hedh për të humbur do të thotë se është i marrë nga mendja e kokës, duhet izoluar. Njeriu nuk mund ta hedh për të humbur. Kur mendon gabim do të thotë se nuk është mirë nga mendtë e kokës. Ne kemi 140 kandidatë gati. Të gjitha partitë së bashku me LSI-në kanë një vlerë 130 mijë vota, të shpërndara në qarqe, diktojnë mandatin e deputetëve”, tha ai.

Futja në koalicion

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka ndryshuar skema e koalicioneve. Në çdo zgjedhje partitë hynin me lista e tyre dhe njëkohësisht ishin aleate nën një koalicion. Kodi Zgjedhor parashikon një formulë se si ndahet votat brenda koalicionit. Por mazhoranca vendosi që të eliminojë futjen me lista të ndara.

Me skemën e re, kushdo që kërkon të hyjë në koalicion duhet të ketë vetëm një listë unike. Aleatët e Bashës kërkojnë që në zgjedhje të shkohet si koalicion dhe jo të futen nën logon e PD. Fillimisht u tha se PD do kishte në listat e saj emrat e aleatëve, por tashmë kërkohet që të mos ndodhë kjo, por në fletën e votimit të ketë një koalicion me emra të caktuar. Ai që ka qenë më agresiv në këtë pjesë ka qenë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

“Në momentin që regjistrojmë koalicionin e përbashkët, lista që paraqitet në 9 mars është lista e koalicionit. Se nëse është kështu, unë e them që tani: PDIU del e vetme. Nuk është lista e PD, është e koalicionit opozitar. Në 6 mars do jetë lista e koalicionit, ku çdo kandidat do ketë siglën e vet në krah”, tha ai pak kohë më parë. Por pavarësisht kërcënimeve të tij, kryedemokrati Basha është ende në dilemë.

Idrizi kërkon që në Tiranë të jetë në vend të sigurt ai me Mesila Dodën, si dhe të ketë kandidatë në Vlorë dhe zona të tjera. Frika e Bashës është se shumë emra nga aleatët krijojnë pakënaqësi te demokratët, ndërkohë që vetë Idrizi është politikan që ka shkuar nga një parti në tjetrën dhe nuk ka siguri se do i qëndrojë besnik PD.