osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nga ‘Al-Jazeera’ tek ‘Reuters’, e ‘Associated Press’, ja çfarë shkruajnë mediat botërore për zgjedhjet në Shqipëri

Nga ‘Al-Jazeera’ tek ‘Reuters’, e ‘Associated Press’, ja çfarë shkruajnë mediat botërore për zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk kaluan pa u pasqyruar në shtypin ndërkombëtar. Ndonëse në mënyrë të moderuar, agjencitë kryesore të lajmeve raportuan për procesin, duke e vënë theksin tek përballja, sipas tyre e ashpër, mes Partisë Socialiste dhe asaj demokrate.

Në Itali, agjencia e lajmeve “ANSA” i kushtoi vëmendje përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të fituar mandatin e tretë, si dhe emigrantëve, që përbëjnë 30% të fuqisë elektorale, por që nuk gëzojnë të drejtën e votës.

Ndërkohë, “Al Jazeera” e nisi artikullin kushtuar vendit tonë me titullin “Shqipëria shkon në zgjedhje pas një fushate elektorale të zjarrtë”. Agjencia prestigjoze e lajmeve e vuri theksin tek ngjarjet që i paraprinë ditës së zgjedhjeve, sidomos tek përplasjet e armatosura mes mbështetësve të dy blloqeve kryesore politike.

Gjithashtu, përveç përballjes mes liderëve politikë Edi Rama dhe Lulzim Basha, media arabe komentoi edhe përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në BE, duke shkruar se pavarësisht marrjes së statusit të kandidatit në 2014-n, vendi nuk ka bërë progres me reformat.

Në të njëjtën linjë, agjencia e lajmeve “Reuters” shkroi për një betejë “kokë më kokë” mes Partisë Socialiste dhe opozitës, në një nga vendet më të varfëra të Evropës, i gërryer nga korrupsioni.

Edhe “Reuters” foli gjithashtu për mungesën e reformave në fushën e integrimit, si dhe për “historinë e dhunës” që Shqipëria ka pas në proceset elektorale, 3 dekada nga rënia e komunizmit.

Ndërsa “DW” foli për një Shqipëri politikisht të përçarë, ku beteja elektorale do të vijojë deri në numërimin e votës së fundit. Sipas agjencisë së lajmeve, edhe fushata që i parapriu ditës së votimit ishte e hidhur dhe e karakterizuar nga dhuna mes mbështetësve rivalë. Gjithashtu, “DW” nënvizoi edhe numrin e lartë të vëzhguesve të OSBE-së.

Nga mediat amerikane, “Associated Press” foli për zgjedhje në kohë pandemie, akuzash për korrupsion nga opozita dhe për rivalitetin e ashpër mes dy partive kryesore politike.

Agjencia e lajmeve i kushtoi gjithashtu vëmendje votimit të pjesshëm elektronik dhe po ashtu depolitizimit të pjesshëm të komisionit elektoral.