osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nga Artan Santo tek Arjan Selimi, ngjarjet e bujshme që tronditën Tiranën dhe s’kanë ende një autorë

Nga Artan Santo tek Arjan Selimi, ngjarjet e bujshme që tronditën Tiranën dhe s’kanë ende një autorë

Policia e Tiranës ka bërë sot analizën vjetore, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë vrasjet e bujshme të pazbardhura vitet e fundit në kryeqytet.

Nga Artan Santo, te Arjan Selimi, Elvis Doçi, Ajet Zeqaj, apo miku i Elton Deliut, janë disa nga ekzekutimet që kanë tronditur Tiranën dhe opinionin publik, ende pa autor të dyshuar, apo të ndaluar.

Pikërisht këto raste janë diskutuar edhe në analizën e të hënës. Atentatet e bujshme, ku ngërthehen interesa të forta kriminale dhe ekonomike, ende të pazbuluara, janë hijet që rëndojnë mbi drejtuesit e policisë.

Mapo ka bërë një renditje të disa prej ngjarjeve kriminale të bujshme në kryeqytet, pa asnjë person të dyshuar si autor, apo të arrestuar.

27 shtator 2011, vritet Arjan Selimi

Mbrëmjen e 27 shtator të 2011-së u vra Arjan Selimi, një emër i njohur në fushën e trafikut të drogës në Tiranë, por edhe jashtë Shqipërisë. Arjan Selimi u qëllua 5 herë nga persona ende të paidentifikuar te Rruga e Kavajës. Kjo mbetet një ndër vrasjet më misterioze në Tiranë dhe pa asnjë autor të dyshuar. Më pare, atij i ishin bërë edhe 3 atentate të tjera.

23 janar 2013, vritet miku i Elton Deliut

Përplasja e bandave në Tiranë ka vijuar prej vitesh. Një ndër këto raste është edhe vrasja e mikut të ngushtë të Elton Deliut, Admirim Sako. Ai u ekzekutua në 23 janar të 2013-së. Ngjarja vinte pas disa atentateve që kishin ndodhur në kryeqytet për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale. Asnjë person nuk u arrestua. Edhe sot Policia e Tiranës nuk ka prova për të akuzuar atentatorët.

24 tetor 2013, vritet Elvis Doçi

Pronarit të disa kazinove në Tiranë, Elvis Doçi iu bë atentat mesnatën e 24 tetorit 2013. Të paktën 3 persona kishin për objektiv ekzekutimin e tij, dhe ia arritën qëllimit. Edhe kjo ngjarje u pa si një rivalitet mes bandave të Tiranës, por përsëri Policia nuk mblodhi dot prova për të zbuluar atentatorët apo dhe porositësit.

26 qershor 2014, vritet Artan Santo

Do të mbahet mend si vrasja më e rëndë e ndodhur në mes të Tiranës, në mes të ditës, ku autorët arritën të largoheshin me qetësi pa u shqetësuar nga Policia. Bankieri Artan Santo sapo kishte zbritur nga makina dhe po ngjiste shkallët për tek hyrja e Bankës së tij, kur dy persona me motor u afruan.

Njëri prej tyre nxori pistoletën dhe qëlloi 4 herë. Pavarësisht angazhimit të gjithë Policisë së Shtetit, asnjë person nuk u ndalua. Edhe sot hetimet për vrasjen e Artan Santon janë në vend-numëro. Asnjë provë dhe asnjë person i dyshuar. Vrasësit dhe porositësit mbeten mister.

16 mars 2016, vritet Ajet Zeqaj

Ajet Zeqaj kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Franca, kur u vra në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 16 marsit. Një person me kapuç në kokë e priti për më shumë se 1 orë, dhe më pas e qëlloi 3 herë me armë me silenciator, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për nga mënyra se si është bërë ekzekutimi dhe largimi i autorit, renditet ndërsa vrasjet profesioniste që rrezikon të ngelë e pazbardhur. Pavarësisht provave të mbledhura, Policia sot nuk është në gjendje të identifikojë autorin.

Sipas të dhënave të Policisë, vitet e fundit në Tiranë janë më shumë se 20 vrasje të pazbardhura. Ndërkohë numri i ngjarjeve kriminale ku autorët janë identifikuar, por nuk janë arrestuar, është disa herë më i madh.