osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Nga lavdia bizantine e Beratit, te kafenetë e mbushura të Korçës”, revista britanike shkrim për qytetet shqiptare

“Nga lavdia bizantine e Beratit, te kafenetë e mbushura të Korçës”, revista britanike shkrim për qytetet shqiptare

“Nga lavdia bizantine e Beratit te kafenetë e mbushura të Korçës, janë disa nga pamjet që vizitorët shohin në Shqipëri”.

Kështu e nis artikullin e saj revista britanike e udhëtimeve “Suitcas””. Ajo rëndit nëntë qytete që duhen vizituar me patjetër në Shqipëri.

Këtë të fundit e ka cilësuar një “pikë të verbër në hartën e udhëtarëve”.

Qyteti i parë që “Suitcase” ka renditur si më të bukurin është Berati.

“Njihet në Shqipëri si qyteti i një mbi një dritareve, dhe nuk është e vështirë për tu kuptuar arsyeja se pse”, shkruhet në artikull.

Berati cilësohet si një mozaik dhe endjet në rrugët e Goricës janë një domosdoshmëri në udhëtim.

Një qytet tjetër që duhet vizituar është edhe Kruja historike. E futur me qetësi në ultësirën e maleve të mbuluar me pisha, shtrihet ky fshat me të njëjtin emër.

Atraksioni në këtë qytet qëndron te kështjella mesjetare – fushëbetejë ku heroi shqiptar, Gjergj Kastrioti, ose “Skënderbeu”, mundi osmanët.

Ndërsa për një arratisje romantike duhet një fundjavë në Korçë. Nga një pronë feudale në shekullin e XIII ajo është kthyer në një qendër metropolitane.

Në artikull nuk kishte si të mungonte edhe Thethi. Përtej kufirit nga Mali i Zi, lart në majat sublime të Alpeve Shqiptare, do të gjeni Thethin.

Por në artikull ka një këshillë për të gjithë udhëtuesit, nëse jeni një vizitor qyteti ky vend nuk është për ju. Në vazhdën e udhëtimeve të largëta, është futur edhe Valbona.

Aty do të keni përveçse mundësisë për hiking edhe shijimin e pamjeve të fshatrave turistikë.

Tanimë nga veriu kalohet në jug.

Ksamili dhe Dhërmiu janë të përfshirë në listën e revistës, kjo pasi ata bëjnë bashkë si klasiken dhe romantiken.

“Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është cilësuar si një nga qytetet më të mira tregtare osmane që kanë mbijetuar në Ballkan.

Pavarësisht gjithë karakteristikave të saj, nuk lihet pa përmendur edhe njohja e qytetit si vendi i origjinës së diktatorit Enver Hoxha.

I gjithë artikulli mbyllet me qytetin e Shkodrës.

“Një fushëbetejë strategjike dhe portë për në Alpet Shqiptare, ajo ka parë pushtimin romak, serb, venedikas dhe osman gjatë shekujve, me ndikimet e të gjithëve ende të dukshme”, finalizon artikullin revista britanike.(Suitcase, Albanian Post)