osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nga ndërhyrjet kirurgjikale e deri te lindjet/ Skandali me fondet publike në FSHZH, shuma e “çmendur” e sigurimit të jetës për punonjësit

Nga ndërhyrjet kirurgjikale e deri te lindjet/ Skandali me fondet publike në FSHZH, shuma e “çmendur” e sigurimit të jetës për punonjësit

Të tjera skandale dalin në dritë në lidhje Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku për punonjësit e këtij institucioni harxhohen shuma të mëdha parash për sigurimin e jetës.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ zbulon të tjera fakte tronditëse, ku polica e sigurimit për punonjësit shkon deri në 200 mijë dollarë.

Në tenderin me fond limit prej rreth 58 mije dollarësh për blerjen policave të sigurimit për dy vite I mbyllur ne dhjetor të 2021, ka dalë fituese kompania e vetme pjesëmarrëse SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP sh.a, e cila ka ofruar një çmim për njësi prej 688,600 (gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind) lekësh, ose rreth 6800 dollarë.

Në dokumentin e termave të referencës specifikohen se janë 4 paketa, e para nga një mbulim prej rreth 680 mijë dollarësh, me shërbime shëndetësore te mbuluara deri në të gjithë botën përveç, SHBA, Kanadasë dhe Zvicrës.

Paketa e dytë mbulon shpenzime për kurim deri ne rreth 200 mijë dollarë në vendet e Bashkimit Europian, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dy paketat e tjera mbulojnë shërbime deri ne 68 mijë dollarë në Shqipëri, Turqi dhe Europë, përjashtuar Zvicrën.

Paketat përfshijnë mbulimin 100% të shtrimeve në spitale, kurime brenda dhe jashtë vendit, ndërhyrjet kirugjikale, terapinë intensive, pagesat për biletat e avionit dhe transportin për në spital me ambulancë dhe helikopter, si riatdhesimin nga jashtë.

Po ashtu polica e sigurimit mbulon edhe kimioterapitë, protezat u mundshme, ekzaminimet me skaner, rezonance, fizioterapinë madje dhe kujdesin për shtatzëninë dhe lindjen. Dy paketat më të shtrenjta kanë në listë edhe transplantet dhe kujdesin psikiatrik.

Dhe në kohë pandemie nuk mund të mungojë as mbulimi i shpenzimeve për covid. Ndërsa qytetarët shqiptare paguajnë medikamente dhe shpenzime deri në mijëra euro, zyrtarët e fondit i kanë kurat falas për një pjesë te mirë të shërbimeve të lidhura me Covid-19.