osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një foto që na akuzon edhe pas 22 vjetësh

Një foto që na akuzon edhe pas 22 vjetësh

Nga Skënder Minxhozi

Protokolli i respektimit a evokimit të datave historike, të reja ose të vjetra, është një detyrim qytetar, por shpesh kthehet edhe në një lojë të pisët.

Më së shumti nga politika, për interesat e saj të momentit, që nuk lidhen më prej kohësh, me mesazhin që përcjell data në fjalë. Rrëzimi i komunizmit, piramidat, 14 shtatori, Gërdeci, 21 janari etj, janë të gjitha momente të skajshme stresi për shoqërinë shqiptare të 30 viteve të fundit, të cilat kanë shërbyer si gurë kilometrikë për të ndarë epokat, për të spostuar axhendat dhe kthyer rrjedhën e ngjarjeve në drejtime krejt të reja.

Një foto shqetësuese për syrin, trurin e memorien e të gjithë shqiptarëve, rikthehet rregullisht çdo 14 shtator: një djalë i ri me një antitank, të cilin ja drejton fasadës së kryeministrisë. Është vetëm një nga qindrat e protesuesve të dhunshëm të 14 shtatorit, të cilët morën tanket e Gardës, pushtuan selinë e televizionit dhe nisën të vijnë qark nëpër rrugë, duke harruar përse ishi mbledhur: funeralin e Azem Hajdarit.

Ishte dita kur një parti politike u kthye në një çetë mamlukësh, duke vënë tek dera e selisë së saj dy tanke të marra me dhunë nga duart e ushtarëve të Gardës, e që nuk pranonoi t’i kthente as pas ndërhyrjes së përsëritur të ndërkombëtarëve.

Ishte dita që hyri në historinë politike të Shqipërisë si grushti i shtetit i 14 shtatorit, por që si i tillë, nuk çoi në burg asnjë nga frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë. Pas hetimesh alla shqiptare, të gjitha, edhe rrëmbimi i armatimit të rëndë, edhe sulmi mbi Kryeministri, edhe pushtimi i medias shtetërore, nuk prodhuan asnjë dënim që të mbetej në mendjen e shqiptarëve.

Pas piramidave, drurit dhe dhunës masive në zgjedhjet e 26 majit 1996, ky episod i fundit i dha indirekt dritë jeshile me heshtjen e tij, të gjitha shkeljeve të mëvonshme të ngjashme, disa prej të cilave u konsumuan pikërisht në ato metra katrorë, prej nga djali anonim mori në shenjë me antitank zyrën e Fatos Nanos.

Foto si kjo e 14 shtatorit janë turpi i klasës tonë politike. Më së pari i partisë që frymëzoi atë dhunë absurde, të verbër dhe pa logjikë. Ajo foto pasqyron në mënyrën më të ashpër kulturën politike të urrejtjes të viteve ’90, të formësuar dhe ngritur gur pas guri nga dora e Sali Berishës. Është kultura e urrejtjes që futi në flakë Shqipërinë në disa cikle dhe që prodhoi shkelje e dhunë antilogjore që nuk u dënua kurrë.

Në këtë sens, kjo foto është edhe turpi i socialistëve të vjetër e të rinj. E Fatos Nanos, Ilir Metës e Pandeli Majkos e të tjerëve, të cilët morën pushtetin në vitin 1997 duke u shkujdesur për të kthyer qoftë edhe një çast kokën drejt malit të abuzimit që ishte krijuar pas shpatullave të tyre në vitet e shkuara. Kultura e urrejtjes ja la vendin kulturës së neglizhencës, së shkeljes së syrit, të pazarit pas perdeve. Mos na dënoni, që të mos ju dënojmë kur të na vijë radha!

Sipas kësaj aksiome tipike shqiptare lindën më pas Gërdecët, 21 janarët e dosjet e korrupsionit që u bënë kala e kështjella, që s’ka Spak t’i rrëzojë. Mjafton të shohësh foton e atij djalit dhe të mendosh se edhe sot askush nga ne nuk e njeh. Nuk e pati kurrë një emër, sepse asnjeri nuk kërkoi ta gjente. Qoftë edhe për ta pyetur pse u shfaq aty me një armë që përdoret zakonisht kundër armikut a pushtuesit.