osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Nga Mero Baze

Më pak se katër muaj para zgjedhjeve, partitë që kërkojnë ndryshimin, zakonisht kanë rrezatuar qetësi dhe strategji të qartë për të ngjallur besim.

Më 2005 Partia Demokratike dhe aleatët e saj, katër muaj para zgjedhjeve kishin ndryshuar tërësisht kursin e tyre agresiv, ishin bashkuar fraksionet brenda PD, rrezatonin qetësi dhe siguri në fitore dhe mbi të gjitha nuk tentonin të trembnin askënd.

Edhe në zgjedhjet e vitit 1992, që ishin referendum për Shqipërinë, Berisha u detyrua të ishte paqësor, të përdorte sloganin “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” dhe të krijonte idenë se fitorja do ishte e të gjithëve.

Më 2013 e majta po ashtu. Siç doli nga rezultati socialistët mund ta arrinin dhe vetëm ndryshimin, por bashkimi i tyre me LSI u dha atyre një shumicë absolute.

Aq qetësi dhe siguri rezatohej, sa opozita injoroi dhe manovrat e Sali Berishës për të kontrolluar KQZ-në, duke u tërhequr fare nga KQZ dhe duke ja lënë të gjitha Berishës.

Kështu që në fund ai u detyrua të firmoste fitoren e kundërshtarëve.

Sot kur opozita ka argument të vetëm për ndryshim të pushtetit, faktin që Edi Rama ka dy mandate që qeveris, nuk ka asnjë shenjë tjetër të një force politike që po vjen në pushtet.

Opozita është nervoze, agresive, e pasigurt dhe mbi të gjitha e përçarë. Së paku deri tani janë katër parti të dala nga PD që do garojnë më vete, ndërsa pesë aleatët tradicionalë të PD që vegjetojnë brenda listave të saj, janë edhe më nervozë, pasi akoma nuk ua kanë prerë pazarin, nëse do jenë në listë apo jo.

Deri më sot Basha e ka shtyrë duke u thënë do presim “Komisionin e Venecias”, “do presim Gjykatën Kushtetuese”, tani me sa duket është duke u thënë “do presim LSI-në”, që pastaj të vendosim për ju.

Çdo faktor potencial opozitar është kritik me PD-në dhe i frustruar nga fakti se askush prej tyre nuk e di planin e Lulzim Bashës për koalicionin.

Debatet publike që do hyjnë me një listë, apo dy lista, e thellojnë dhe më shumë këtë ndarje.

Brenda PD, situata është dhe më e rëndë.

Ndërsa Edi Rama po merret me detajet e fundit të renditjes së listave në qarqe, Lulzim Basha nuk cakton dot një drejtues qarku se i nis lufta.

Ajo që ndodhi në Shkodër mes zotit Gurakuqi dhe Bujar Nishanit, tregon se në çfarë gjendje nervozizmi është brenda vetë Partisë Demokratike, e cila nuk duron dot më asnjë listë që i ofrohet.

Me këtë gjendje politike jo vetëm që një opozitë nuk ka fituar kurrë në Shqipëri, por as nuk është rritur më shumë se sa zgjedhjet e shkuara.

Ndryshimi është në radhë të parë siguri dhe qetësi për t’i bindur të gjithë se ai do të ndodhë.

Nervozizmi i opozitës së sotme, gjuha e urrejtjes, frustrimi i brendëshëm i tyre, dhe paranojat ndaj faktorit ndërkombëtar, janë shenja të qarta se afrimi i zgjedhjeve u ka humbur qetësinë, në vend që t’u shtonte shpresat.

Po t’i shtosh dhe gjithë kësaj situate nervoze, gjuhën dhe fjalorin e Sali Berishës, e gjithë opozita të duket si një plakë e xhindosur që flet me vete rrugëve, e gjuan me gurë çdo kalimtar.

Dhe s’kanë faj, pasi në çdo palë zgjedhje kanë kërkuar një pazar. Këto janë të parat zgjedhje që ose do hyjnë pa pazar, ose nuk do hyjnë fare.