osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Një perlë ekzotike”! The Guardian: Pse Shqipëria do të ketë bum turistësh në vitin 2022?!

“Një perlë ekzotike”! The Guardian: Pse Shqipëria do të ketë bum turistësh në vitin 2022?!

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe se si vendi po kthehet në një ndër destinacionet turistike kryesore.

Shqipëria ka qenë në radarin e të huajve prej kohësh, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se vendi i Ballkanit juglindor do të kthehet në një destinacion kryesor pushimesh për evropianët, e në veçanti britanikët pas një prerje në masë të biletave.

Interesi për vendin është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi Shqiptaria u hap ngadalë pas një diktature 44-vjeçare që përfundoi në 1985.

Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të prenotimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura, peisazhe, si dhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje.

“Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo,” tha Tine Murn, bashkëthemeluese e New Deal Europe, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik.

Ajo tha se Shqipëria shpesh bën apel se është një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “po ashtu është vend shumë ekzotik, edhe pse gjeografikisht është shumë afër”.

Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë e sheh Mbretërinë e Bashkuar si “një treg në zhvillim” dhe ka promovuar në mënyrë aktive turizmin vitet e fundit.

Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm, akomodimi e rrugët e reja të ndërtuara e bëjnë më të lehtë lëvizjen.

Zina Bencheikh, drejtoresha menaxhuese për Evropën në Intrepid Travel, tha se ka pasur një rritje të rezervimeve këtë vit, pjesërisht për shkak të faktit se Shqipëria ofron aventura të shumta.

Peizazhe që të lënë pa frymë
Alpet Shqiptare janë një varg malor spektakolar me shtigje të shkëlqyera ecjeje që do t’ju çojnë rreth disa prej lumenjve më të pastër të Evropës, fshatrave të largëta dhe pamjeve mahnitëse.

Shqipëria ka gjithashtu disa liqene të mëdhenj – ai i Ohrit, i Prespës dhe i Shkodrës – për të eksploruar.

Një kryeqytet i gjallë
Ka shumë për të parë dhe për të bërë në Tiranë. Një qytet i sigurt e mjaft i gjallë. Ka një shumëllojshmëri baresh dhe restorantesh, veçanërisht në zonën e Bllokut, dhe shumë muze për t’u vizituar.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe do të presë një program aktivitetesh arti dhe kulinarie.

“Një perlë ekzotike”/ The Guardian: Pse Shqipëria do

Vija e bukur bregdetare
Ashtu si vendet e tjera të Adriatikut, Shqipëria ka një shtrirje të gjatë dhe të bukur bregdetare me plazhe fantastike.

Kulturë e veçantë
Shqipëria ka zhvilluar një kulturë të veçantë pasi ka qenë e izoluar nga vendet e tjera evropiane për kaq shumë kohë, pjesërisht për shkak të vargmalit të saj malor, i cili mbante larg ndikimin e jashtëm.

Kuzhina shqiptare është një përzierje befasuese e shijeve mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, e bazuar në produkte me cilësi të lartë.

Vendi është gjithashtu një destinacion gjithnjë e më popullor për festivalet muzikore, duke përfshirë festivalin e muzikës elektronike Unum./Pergatiti Gazeta Shqip