osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një “shoqatë” qesharake përtej detit, që përdoret nga Berisha dhe mendon se është faktor në Shqipëri

Një “shoqatë” qesharake përtej detit, që përdoret nga Berisha dhe mendon se është faktor në Shqipëri

krijuar nga figura të shquara të çështjes kombëtare, “Vatrës” tashmë i ka ngelur vetëm emri.

E përdorur si një organizatë kamikaze e Sali Berishës për vite me radhë, tashmë ajo është katandisur në një qoshe ku shkon ndonjë emigrant delirant përtej detit, me idenë se po i shërben kombit.

Dhe pavarësisht se i ka mbetur vetëm emri, ajo kërkon të bëhet faktor në politikën shqiptare.

Së fundmi ka propozuar edhe një emër për president, Dritan Demirajn, ish-ministrin e Brendshëm të PD.

“Federata pan-shqiptare e Amerikës, “Vatra” ka propozuar kolonel Dritan Demirajn, me tituj “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh”, për President të Republikës së Shqipërisë.

Z. Elmi Berisha, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, i ka dërguar një letër zyrtare, Kuvendit të Shqipërisë, kryetares së Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare, për t’i paraqitur propozimin e federatës së njohur të shqiptarëve në SHBA, “Vatrës””, thuhet në njoftim.

“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” organizata më e vjetër e diasporës e ndjek me vëmendje situatën si dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

Stabiliteti politik, partneriteti me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, institucionet e forta demokratike janë gjithmonë boshti i orientimit tonë kombëtar për një Shqipëri të zhvilluar.

Duke ndjekur kalendarin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë, kemi nderin e veçantë që në unanimitet të plotë të Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe të 20 degëve në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës t`Ju propozojmë dhe të mbështesim për herë të parë një kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Sa më sipër propozojmë zotin Dritan Demiraj si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri.

Zoti Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të vlerësuar dhe të dekoruar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë”, vijon njoftimi.

Me siguri, që do e marrin parasysh propozimin e tyre! /TemA