osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një tragjedi Shekspiriane, në skenën e injorancës shqiptare

Një tragjedi Shekspiriane, në skenën e injorancës shqiptare

Nga Menror Kikia

Ngjarja që më ka shushatur prej dy ditësh është ajo e Patosit. Dy familje fqinje, pasi ishin përleshur e plagosur më parë, me hunj e sëpara, përfunduan tek arma që çoi dy të rinj në varr e një në burg(përjetë patjetër, mendoj).

Absurdi i parë!

Eshtë tipik shqiptar. Dhe duket sikur ngjan vetëm këtu!
Një djalë dhe një vajzë duheshin. Familja e vajzës nuk donte dhe e bëri peshqesh tek një burrë që ia gjeti fisi. Dashuria vazhdoi. Burri e ndau gruan, dhe dashuria e saj me djalin fqinj vazhdoi sërish. Familja e vajzës e kishte shtruar në dru, por dashuria sërish vazhdoi. Vajza shkon natën në shtëpinë e djalit, dhe nëna e djalit e denoncon vajzën tek familja e saj. Më në fund e zgjidh vëllai i vajzës. Vrau të dashuirin e motrës dhe shokun e tij.

Kjo është një tragjedi Shekspiriane, që luhet në një fshat ku jetojnë një kope injorantësh. Shumë te tjerë që japin mendimet tyre mbi tragjedinë në mejdanin e rrjeteve sociale, përpiqen të gjejnë fajtorin: Kush ishte fajtori, djali apo vajza që i shkonte në shtëpi natën?
Shumica mendojnë se fajin e kishte “ajo kurva” që i shkonte vetë në shtëpi.

Po ç’fajtor o ditëzinj! Ku ka fajtorë ndër dy njerëz që duhen.
Fajtor është vetëm injoranca që sundon ende këtyre fushave dhe maleve. Ku duket se ca njerëz janë konservuar dhe jetojnë në mesjetë, edhe pse kanë telefona celularë dhe makina.

Absurdi i dytë:

Pasi fqinjët ishin zënë me sopata e hunj, policia shkon dhe nuk ndalon askënd. Raportohet se ajo ka qetësuar situatën, ka sekuestruar sëpatën dhe ka ikur.
Edhe kjo është tipike shqiptare. Në një ngjarje ku kishte të plagosur, policia shkon si misionare pajtimi.
Në fund: Kjo është një histori shqiptare. Ndjese atyre që mund tu ngacoj ndonjë ndjenje krenarie prej të qenit shqiptarë, por kjo është mishërimi i injorancës sonë.

P.S: Pas kësaj mendoj se rastet kur vëllai nuk pranon dashurinë e motrës të konsiderohet seriozisht si arsye azili nga vendet e BE-së.