osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Njerëz të rëndësishëm me poste të larta në PD vinin pranë banesës time”! Zbardhet dëshmia e Izet Haxhisë: Si më arrestuan vëllain pas urdhrit të SHISH! Ja çfarë më tha Fatmir Haklaj për Azem Hajdarin

“Njerëz të rëndësishëm me poste të larta në PD vinin pranë banesës time”!  Zbardhet dëshmia e Izet Haxhisë: Si më arrestuan vëllain pas urdhrit të SHISH! Ja çfarë më tha Fatmir Haklaj për Azem Hajdarin

Dje në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Izet Haxhia, i marrë i pandehur për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

“Isha në arrest shtëpie në kohën kur njerëz të rëndësishëm me poste të larta në PD vinin pranë banesës time tek kafja e BATËS. Aty vinte edhe Halil Haklaj.

E njihja që në kohën e gjimnazit. Ndërkohë që mbi 12 punonjës të shërbimit informativ më ndiqnin çdo lëvizje timen, madje kishin marrë dhe një banesë përballë pallatit ku unë banoja.

Vëllai i Kastriot Islamit kishte njoftuar ish-kryeministrin në atë kohë Fatos Nano se unë takohesha me Halil Haklajn. Gjatë një vizite timen në Tropojë, Fatmir Haklaj, më thotë se Azem Hajdari do të kishte probleme nëse do të vinte në qytet.

I njoftova njerëzit e afërt të Azemit për situatën në Tropojë dhe i thashë që ata nuk duhet ta lejojnë të shkojë, por ai gjithsesi vajti për fushatë në Tropojë në datën 4. Atë ditë ndaj Azemit ishin ngritur katër prita dhe një person mbeti i plagosur.

Vëllai im, Ismeti, i ka marrë dhe në besë të tij grupi i PD i kryesuar nga Azemi kanë mundur të largohen nga Tropoja drejt Tiranës. Në korrik vjen Halil Haklaj. Ai ka punuar që prej viteve të shkuara në SHISH madje ka qenë i akuzuar dhe për transport armësh.

Ai më tha se Fatmir Haklaj i kish kërkuar armë mitraloz, të cilat ai i kishte siguruar në qytetin e Gramshit. Unë s’pranova ta shoqëroj por me të shkoi im vëlla, Isamedini.

Por doli më pas që kjo ishte një kurth i SHISH, i cili ishte bërë në bashkëpunim dhe me ish-ministrin e Brendshëm, i dorëhequr më pas, Neritan Cekën. Vëllai im u arrestua dhe gjyqi për të nuk caktohej nga gjykata”,. ka thënë ai për disa ngjarje të fillim vitit 1998.

Sipas Izet Haxhisë 20 gusht të vitit 1998 Fatmir Haklaj ka marrë peng Taulant Dedën dhe kërkon si kusht caktimin e një date gjyqi për vëllanë tim, Isamedinin.

“Seanca e gjyqit u caktua në gjykatën e Durrësit, pas ndërhyrjes edhe të ish- shefit të shërbimit, Fatos Klosi. Muharrem Haklaj takohet me Azem Hajdarin në zyrën e tij në selinë blu më 1 shtator. Azemi i pati pranuar se vrasja e djalit të tij kish ardhur nga zyra e katit të dytë të selisë blu, duke aluduar atë të Sali Berishës. Pas bisedës me Muharrrem Haklaj m’u rrëfye për takimin me Azemin”, ka thënë Haxhia.