osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Njerëzit e Berishës dhe PD “tërbohen” me Ramën pse takoi Sarkozinë e korruptuar

Njerëzit e Berishës dhe PD “tërbohen” me Ramën pse takoi Sarkozinë e korruptuar

Një takim i kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin francez Sarkozi, ka tërbuar njerëzit që bëjnë propagandën e PD-së në media.

Sipas tyre, ky është një skandali, pasi Sarkozy është dënuar për korrupsion.

“Mediat dhe njerezit e Rames ne media publikuan me ngazellim nje takim te kryeministrit tone me ish presidentin francez Sarkoz ne shtepine e tij. Vete Rama tha se ishte privilegj te keshillohej me nje mik special oer sfidat e Shqiperise ne lidhje me integrimin dhe ceshtjet rajonale.

Sarkozy eshte ne pension qe nga viti 2016. Ne 1 mars te ketij viti ai u denua me 3 vjet burg per korrupsion dhe influence te paligjshme. Dy dite me pare ndaj tij u kerkua nje denim tjeter me 6 muaj burg per abuzime me fondet e fushates zgjedhore.

Ai nuk eshte ne burg per shkak te uljes se denimit ne 1 vit, konvertimit dhe apelimit. Sarkozy eshte presidenti i pare i denuar i republikes se peste franceze. Humbi zgjedhjet keq ndaj Francois Hollande, ishte tmerresisht i diskredituar, dhe nuk mori dot mandat te dyte.

5 vjet me pas hyri ne gare serish per president por humbi keq garen brenda partise se tij te cilen e fitoi ish kryeministri i tij Francois Fillon. Kete here ishte aq i diskredituar mori 20% te votave te partise dhe doli i treti pas Fillon dhe Jupe.

Per cfare mund ta keshilloje dhe ndihmoje Shqiperine Sarkozy? Si mund ta ndihmoje? Sarkozy nuk e ndihmon kurre per asgje Shqiperine.

Ai mund te ndihmoje Ramen te prodhoje nje lajm te tille sikur ky takon njerez te fuqishem qe ndihmojne Shqiperine.

Ai mund te ndihmoje Ramen te hyje ne intriga dhe allishverishe per te gjetur ndonje njeri ne politiken europiane te sulmoje opoziten dhe lavderoje Ramen, ai mund te ndihmoje Ramen te krijoje ndonje kontakt me njerez te botes se shitblerjeve apo trafikut te influencave nga te cilat Shqiperia nuk mund te kete kurre hajer.

Dhe kete ai, Sarkozy, e ben sigurisht jo falas. A e ndihmoi per ndonje gje Shqiperine Tony Blair, keshilltari madh medemek i qeverise Rama. Jo fare. Ai ndihmoi axhenden e Rames per politike te brendshme ketu dhe mori parate. Qellimi eshte nje dhe i vetem: te perdorim gjithcka dhe kedo jo per te ndihmuar vendin por per te derrmuar kundershtaret dhe mbajtur pushtetin”, shkruan një prej njerëzve të PD në media, Fitim Zekthi.

Sulmi ndaj Ramës në fakt, është qesharak.

Kjo, pasi bëhet nga njerëz dhe nga një parti që mbrojnë Sali Berishën e shpallur non grata nga SHBA, për përfshirje në veprimtari korruptive, familjarisht.

Dhe bëjnë sikur harrojnë, se i akuzuari për korrupsion, nuk është Edi Rama, por Sali Berisha.

Rama thjesht ka takuar një mik të tij, që është dënuar për korrupsion.

Por kjo nuk e bën atë domosdoshmërisht të korruptuar, siç është shpallur ndërkombëtarisht Sali Berisha.

Ndaj mirë është, që në sellin e tepërt për të sulmuar Ramën, të mos nxitohen, se kështu i prishin punë edhe Berishës, duke kujtuar se në fakt po e mbrojnë./TemA