osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nuk e dua bashkimin e Shqipërisë me Kosovën!

Nuk e dua bashkimin e Shqipërisë me Kosovën!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lukovës. Suxhukun e Prizrenit importon Kosova, Shqipëria eksporton trangullin e Divjakës.

Getoarin kemi marrë kollovar brenda, Luanën ua kemi çuar nuse atje.

E pavarësisht taksës në Rrugën e Kombit, vëllimi i eksport-importeve mes dy vendeve shqipfolëse nuk po njeh tkurrje.

Veç patateve, drogërave, armëve, kurvëllikut, tallavasë tashmë po lëvrojmë edhe një tregëti tepër fitimprurëse…

2./Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka zgjedhur të godasë ish ortakun e tij Sali Berisha. Ky i fundit ujk i vjetër pavarësisht dhëmbëve të krimbur, mundohet ta kafshojë gjahun e rradhës me ngjarje makabre të vjetra ku nuk evitohet dot as gjaku, as vrasjet, as mortja.

Armën e gjahut e ka rrëmbyer edhe Edi Rama dhe në relievin e thepisur arnaut po kërkon të gjejë e ta qëllojë sivëllaun e tij Haradinaj. Rramushi vdes për betejën trup me trup por nuk po gjen dot mënyrën si ti kundërvihet diplomatikisht.

Sikur të mos na mjaftojnë këto beteja halabake të analeve politike kosovare-shqiptare, mbrëmjet duhet ti ngrysim edhe me sherret ordinere nëpër ekranet e televizorëve të derivateve të tyre: Batonit me Mesilën, Beratit me Alfredin, Noizyt me Ledri Vulën, Fifit me Joni Peçin.

Na duhet që kur të zgjohemi në mëngjes të mos pimë gotën e qumshtit por ta dimë nëse liderit tanë anë e mbanë kufirit janë zgjuar të prishur me Erdoganin, të neutralizuar me Trampin apo të dashuruar me Merkelin.

Ky hendek kulturor, ky tribalizëm, ky primitivitet, e njëjta mënyrë si të luftosh kundërshtarin, e njëjta mënyrë si të mbash pushtetin, i njëjti protagonizëm i rrezikshëm edhe në Tiranë edhe në Prishtinë më gërreyn brenda vetes e porsi miliona bashkombas të tjerë bërtas edhe unë:

-Imagjinoni dot sikur të bashkohej Shqipëria me Kosovën e të na udhëhiqnin të njëjtët mysybetër?

Është ende shpejt, ende herët është.

Ne këtu në Tiranë do vazhdojmë të hamë suxhukun tuaj, ju atje në Prishtinë mos ndaloni së ngrëni trangullin tonë!