osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nuk e kishte ndërprerë punën, ky është mjeku që humbi jetën nga Covid-19

Nuk e kishte ndërprerë punën, ky është mjeku që humbi jetën nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri me dije se mjeku Hysni Shkjau ndërroi jetë për shkak të Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Shkjau dhe me anë të një statusi në Facebook, ka shpërndarë edhe një foto të mjekut, i cili humbi betejën me pandeminë.

Gjithashtu në të njëjtin status, i kanë shprehur ngushëllime familjarëve duke e konsideruar largimin e tij nga jeta si një humbje të madhe për komunitetin dhe sistemin shëndetësor.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve. Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Panvarsisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin,”-shkruhet në postim.