osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nuk ka shpëtim për të ngelurit në veting! Gjykata rrëzon SPAK-un e Arben Krajës: Kërkon rihetim për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses

Nuk ka shpëtim për të ngelurit në veting! Gjykata rrëzon SPAK-un e Arben Krajës: Kërkon rihetim për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses

Gjykata e Posaçme ka refuzuar Prokurorinë e Speciale për pushimin e hetimeve ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Gjykata i ka kërkuar SPAK të vijojë edhe katër muaj hetimet, duke kërkuar materiale shtesë nga vetingu për të kallëzuarit të cilët janë: ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezair Zaganjori.

Ata janë hetuar për veprat penale të refuzimit për deklarim, mos deklarim fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë. Pak kohë më parë, ishte avokati Fran Dashi ai i cili ngriti padi për të ngelurit në veting, por SPAK u shpreh se nga hetimi i kryer nuk gjeti vepra penale.

Në kërkesën që SPAK dorëzoi në gjykatë për pushimin e hetimeve, shprehet se ka disa pasaktësi në deklarimin e pasurive, të cilat janë të natyrës administrative, por nuk janë kryer vepra penale.

SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori. Ndërkohë, vijojnë hetimet për Bashkim Dedjan, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj.

Vishaj: Asnjë i pandehur i shkarkuar për korrupsion

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka folur lidhur me shtyrjen e afateve të veting dhe për të ngelurit në veting. Në një intervistë televizive, ai e ka cilësuar si të vonuar procesin e vetingut edhe pse u shpreh se është dakord për shtyrjen e afateve.

Ai theksoi, se aktualisht jemi në një moment delikat për shkak të shkarkimeve nga vetingu, por tha se ky proces duhet të vazhdojë. “Është larg pritshmërisë sepse në këto 5 vite më shumë është dëmtuar si pushtet sepse ne kemi një parim një drejtësi e vonuar një drejtësi e mohuar. Kjo për shkak të dorëheqjeve dhe largimeve të cilat ka ndikuar në vonimin e drejtësisë.

Ajo që na shqetëson është gjykatat e apelit, nuk mund të gjykohet në kohë, procese gjyqësore të cilat zgjasin pa fund, prandaj mund të themi se ne jemi në një moment shumë delikat”, tha ai. Vishaj deklaroi, se kur i hynë këtij procesi kishin si synim që të largonin nga drejtësia të gjithë ata persona që kishin një të shkuar lidhur me korrupsionin.

Ai shprehet, se nga vendimet e deritanishme të marra nga KPK apo KPA, asnjë i pandehur nuk është shkarkuar për korrupsion. “Kur filluam këtë reformë në drejtësi kishim një eksperiencë, të gjithë binim dakord se s’duhej kjo reformë në drejtësi sepse të gjithë ishim dakord se kishte shumë elementë të korruptuar, por nga ana tjetër kishim edhe gjyqtarë dhe prokurorë të mirë.

E gjithë kjo gjë u bë për të larguar ata që kanë një të shkuar, ku një nga kushtet ose kriteret e para që i duhej reformës ishte korrupsioni, i cili po e gërryente drejtësinë. Por vendimet e KPK apo KPA nuk ka asnjë që lidhet me korrupsionin, asnjë zero”, tha ai.