osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Nuk kemi çështje të hapura vetëm me Greqinë”! Ditmir Bushati për “detin”: Gjykata jep vendimin, por nuk e ‘mat’! Ç’duhet të bëjnë dy vendet

“Nuk kemi çështje të hapura vetëm me Greqinë”! Ditmir Bushati për “detin”: Gjykata jep vendimin, por nuk e ‘mat’! Ç’duhet të bëjnë dy vendet

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka diskutuar për çështjen e detit, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe dekretin e fundit presidencial të shtetit fqinj.

Bushati konfirmon se deri më tani duket se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë gjetur zgjidhje, pasi vendosën të dërgojnë çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.

Ai thekson se pavarësisht se çështja dërgohet në Gjykatë, kjo nuk i transferon përgjegjësitë, pasi në rast të një vendimi përfundimtar, ky vendim do të jetë i ftohtë bazuar në kritere.

Pas këtij vendimi Bushati thekson se Shqipëria e Greqia duhet të bëjnë një dokument të përbashkët bazuar mbi vendimin e dhënë.

Nga ana tjetër ish-ministri i Jashtëm thekson se është e padrejtë që çështja e detit të përfshihet në kuadrin negociues të Shqipërisë me BE, duke qenë se vetë unioni nuk e ka një standard të tillë.

PYETJA: Keni bërë një shkrim ku bëni një përmbledhje për ato që keni negociuar dhe shqetësimet për etapat e tjera që na presin. Kemi parë uljen e ekipeve negociatore mes ju e Kotzias. Pastaj një këputje filli, dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare. Çfarë u bë me ato negociata?

BUSHATI: Duhet të them që problematika e çështjeve me Greqinë ka disa çështje të cilat janë ende të paadresuara, që nga karakteri historik me ligjin e luftës, problematikat e luftës, çështja çame, pronësore, që janë mjaft sensitive për ne.

Çështjet e aktualitetit. Problematikat mes dy shteteve tona. Dhe impakti strategjik, si delimitimi i hapësirave detare, respektimi i të drejtave të pakicës greke në Shqipëri, pakicës shqiptare në Greqi etj.

Ne erdhëm në 2013 në krye të punëve të vendit, kur marrëdhëniet shqiptaro-greke ishin thuajse të ngrira pas vendimit të GJK për marrëveshjen e detit në 2009. Dua të kujtoj se në parlamentin e 2013, parlamenti miratoi një rezolutë për çështjen çame. U bë pjesë e programit qeverisës që u miratua në 2013. Për herë të parë kishim një program të qartë për problemet e çështjet e paadresuara më grekët.

Diskutimet kanë nisur që me Samaras-Venizellos, fillimisht në nivel ministrat e kryeministrash. Patëm mundësi të shtrojmë në tryezë gjtihë këto çështje e për t’i dsikutuar me palën greke. Me Tsipras kaluam në një hap tjetër. Më kollaj të listosh të gjitha çështjet, është më e thjeshta. Por e vështira është të eksplorosh tek rrugët e zgjidhjes. E patëm më të lehtë me Tsipras, si mund të adresohen çështjet. Dy vendet s’kanë interesa të njëjta, Greqia ka një apo dy, unë bëj avokatinë e shtetit tim. Për Shqipërinë ishte ligji i luftës, që të hiqej. Jo se Shqipëria ndihej e kërcënuar, se jemi dy vende të NATO.

Heqja e këtij ligji do të pasohej me pronat e shtetasve shqiptarë, shtetërore dhe shqiptarëve me kombësi greke. Ndërtuam një paketë me qeverinë greke dhe e quajtëm politika e hapave të vegjël. Shumë e rëndësishme të ulesh mes palëve, dhe t’i drejtojnë njëra-tjetrës armatimet, por të gjenden zgjidhje.

Në këtë paketë sido që të quajmë, shportë, buqetë, bëmë hapa përpara. Hoqëm vulën apostile, i kursyem shqiptarëve në Greqi 5 mln euro. Njohje të ndërsjelltë të patentave. 800 euro i kostonte çdo shqiptari. Ngritëm komisionin ëpr rishikimin e teksteve shkollore shqipe. Bëhej fjalë për një proces në 98’, që për disa tekste ku Shqipëria e Greqia janë palë dhe nuk ka dakordësi duhet të hiqen nga tekstet shkollore. Po ashtu edhe për të rënit grekë në Shqipëri.

Zgjidhëm toponimet. Ne e dimë çfarë vështirësie kishte për lëvizjet ndërkufitare. Ishin hapa të vullnetit të mirë.

Në 2018 kur u mor vendimi për hapjen e procesit të anëtarësimit me BE, së bashku me detyrat, Greqia bashkë me Italinë ishin avokate të Shqipërisë për anëtarësim. Nga çështjet që u shtruan në paketë, disa çështje thelbësore ende s’kanë arritur. E para ishte e detit. Për detin s’ka qenë e lehtë që Greqia të ulej në bisedime për marrëveshje të re. Tendenca ishte për t’i qëndruar asaj të vjetrës. Nga ana tjetër kemi mbajtur qëndrimin që për shkak vendimit të GJK, por edhe qëndrimit si PS.

Ishim dyfish më të kujdesshëm për të respektuar vendimin e GJK. Ishte linja e kuqe që s’mund të shkelnim. Pas shumë bisedimeve, pajtimeve të eksperizve ndërkombëtare. 2009 ofronte zgjidhje minimaliste për Shqipërinë, ishte metoda e barazlargimit, jo korrektim gjeografik. Relievi i Shqipërisë dallon nga ai i Greqisë. Tani për të riulur Greqinë nuk përdorëm forcë, apo t’i tregonim muskujt Greqisë. Greqia është më i zhvilluar, më i integruar. As nuk duhet ta trajtojmë me paranojë, as me inferioritet. Ishte në interes të Greqisë për marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Duke parë gjithë dinamikën, u ra dakord që dhe deti të përfshihej në paketën e madhe.

Vetëm për detin krahasin eksplorimeve, tre raunde bisedimesh u zhvilluan bazuar në autorizimin e Presidentit të Republikës. Edhe në këtë drejtim u bë një progres, por ky progres nuk u konkludua me një marrëveshje që mund t’i paraqitej ministrit, kryeministrit, parlamentit apo Presidentit.

Pati diskutimet të gjata për ligjin e luftës, si do shfuqizohej, kategoritë që do prekeshin, pati diskutime për çështjen çame në kuptimin e ngushtë të fjalës, lidhur me liritë e të drejtat e njeriut.

Shqipëria s’ka pretendime territoriale, dhe pati gjithashtu edhe diskutime të tjera pasi ka një korrespondencë mes dy ministrive, dy qeverive. Sa i përket rreshtimit të çështjeve, siç e analizoj, e rëndësishme ësthë si do zgjidhen këto çështje. Pasi në fund politikanët paguhen për t’i dhënë qytetarve zgjidhje. Ne me Greqinë kemi fqinj në ditë të mira e të këqija.
Ne kemi disa elementë që duhet t’i mbyllim me Greqinë. Këtu shpërthen një furie, hipokrizie vetëm kur diskutohet me Greqinë. S’diskuton njeri për Malin e Zi. Me Italinë është gjysmë e përfunduar. Ende s’ka përfunduar.

Kemi përcaktuar shelfin kontinental, por jo zonën ekonomike eksluzive. Edhe me Greqinë duhet bërë. Shtrati dhe zona mbivendosen, dhe janë të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike. Pjesën tjetër është dhe hapësira mbi detin, për avionët, ka një leverdi ekonomike përtej leverdive gjeopolitike.

Qëendrimi ynë dhe opinioni im edhe sot është që çështja e hapësirës detare duhet lidhur me dy marrëveshje të tjera, logjikisht, për mirëmbajtjen e piramidës dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

PYETJA: A dështoi negociata me Greqinë, e çojmë në Gjykatë Ndërkombëtare…

BUSHATI: Mendoj që përsa i përket a kanë dështuar negociatat, përgjigjia duket se është e qartë, nga Rama dhe Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë. Leximi im, nuk kam asnjë informacion zyrtar, por nga ky fakt do të thotë që nuk gjetën zgjidhje mes tyre. Këtu dua të bëj një theksim që është shumë i rëndësishëm. Kam lexuar një tendencë, që kjo çështje u zgjidh që tani po shkon në Gjykatë. Nuk ka transferim të përgjegjësive. Gjykata do japë vendim përfundimtar, nuk do masë detin. Shqipëria dhe Greqia duhet të bëjnë një dokument të përbashkët më tej. Mbi bazën e plotfuqishmërisë, kanë qenë 3 pika që janë diskutuar më parë.

Cila nga Gjykatat do zgjidhet, Haga e Drejtësisë, që Shqipëria ka pasur vetëm një eksperiencë të hidhur me kanalin e Korfuzit, me Britaninë e Madhe, kemi Gjykatën e Hamburgut, që është krah ligjor për Konventën për të Drejtën e Detit, dhe ajo e Arbitrazhit që s’ka të njëjtën vlerë.

Do ketë një ezaurim të procedurave, të imponuar nga Kushtetuta dhe ligji përkatës. Si do përgjigjemi ne në një organizim të brendshëm gjithë paketës me Greqinë. Duke dalë deti dhe duke u bërë pjesë e kuadrit negociues, kjo çështje na shtrohet në rrafshin e BE. Kjo është e padrejtë. S’duhet ta lejojmë. Mund të numëroj disa raste brenda BE, ku disa vende nuk kanë zgjidhur ende delimitimin e këtyre, si Sllovenia me Kroacinë.

S’ka standard të BE në këtë çështje. Shqipëria e Greqia janë vende anëtare të OKB, Konventën për të Drejtën e Detit, dhe duke qenë se bien dakord për të shkuar në Gjykatë duhet të bëjnë me të drejtën.

Ka pasur dhe një kakofoni për dekretin presidencial të Greqisë. Këtu ka një diskutim të tillë, pyetja është që ne do i marrim masat siç po i merr Greqia duke fortifikuar pozicionin ligjor. Jam besimplotë që në institucionet shqiptare që mbulojnë çështje që kanë lidhje me detin ka ekspertizë mjaft të çmuar. Shpreh bindjen e plotë se institucionet duhet t’i bëjnë analizë dekretit të presidentes së Greqisë. Në leximin tim dekreti i tyre është punë fortifikuese ligjore, para se të shkojnë në Gjykatë.

Kur palët kanë objektiva, dhe mund t’ia arrijnë në procese negocimi, në rast se arrijnë atëhere procesi do jetë mjaft i ftohtë. Shqipëria ka vendosur parimin 12 milje, hetën e fundit në 1990. Sot po e bën Greqia. S’është proces dypalësh. Gjykata do jetë shumë e ftohtë, e përmbush apo jo këtë kriter. E përmbyll dot apo jo këtë. Mund të fillojë delimitimi apo jo.

Së dyti Gjykata do ketë elementin e procedentëve. Greqia duket më e avantazhuar. Siç kemi parë nga proceset e tjera, palët mbështeten tek bazat e tyre. Këtu ka pasur diskutime fantastiko-shkencore sa ndikim ka ishulli X, dhe gjiri Y. Gjykata do ketë kriter mjaft të ftohtë o te ligji i shkruar, o tek

PYETJA: Ka të drejtë Greqia të zgjerohet 12 milje pa marrëveshje?

BUSHATI: Ka qenë një gabim i Shqipërisë në 2009, një nen që e lejon Greqinë që të zgjerohet me 12 milje. Tejkalimi i shtetit shqiptar lidhur me të Drejtën Ndërkombëtare. Është një parim që ta njeh Konventa për të Drejtën e Detit. Por bëhet problematike për shtetet që janë fqinje në anë.

Përparësi do merrte parimi që përcakton Konventa. 12 miljë është deri në, kurse thelbi është barazlargësia. Po marrim gjirin e Korfuzit, aq afër është Shqipëria me Greqinë aty, është e paimagjinueshme të flitet për 12 milje. Do komunikim kjo çështje. Jam më i lirshëm sot se sa kur je në drejtim të gjithë asaj.

Unë e kam lexuar dekretin e presidentes greke, që në Ministrinë e Mbrojtjes, Flota Detare, Instituti i Gjeografisë, do jenë hedhur koordinatat, mjafton të hidhen në hartën dixhitale për të kuptuar në rast se është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Deri tani s’ka ankesë zyrtare. Mund të ankohesh fare mirë në OKB.